Gjeorgjia – Një model i rëndësishëm përvoje në Shërbimet Publike

By |2017-08-16T13:38:56+00:00July 7th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Gjeorgjia – Një model i rëndësishëm përvoje në Shërbimet Publike

Njohja me praktikat më të mira botërore, për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët ka qenë në qendër të vizitës që përfaqësues të ADISA kryen në Qendrën e Ofrimit të Shërbimeve Publike në Tbilisi të Gjeorgjisë. Gjeorgjia është e njohur si një nga vendet që ka realizuar një model shumë efikas të shërbimeve publike të integruara. Kjo vizitë kishte si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të realizuar në mënyrë të suksesshme reformën e shërbimeve publike. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ADISA, Albenc Koni, u informuar në mënyrë të detajuar për çdo sektor të Qendrës së Shërbimeve Publike gjeorgjian si dhe ju [...]