Monthly Archives: May 2016

17 05, 2016

Java e Inovacionit – Takimit me temë “Rruga e Transformimit: Shërbime publike me në qendër qytetarin”

By |2017-08-16T12:50:34+00:00May 17th, 2016|Aktivitete|Comments Off on Java e Inovacionit – Takimit me temë “Rruga e Transformimit: Shërbime publike me në qendër qytetarin”

Në kuadër të Javës së Inovacionit 2016, u organizua më 17 Maj, ditën dedikuar reformës së shërbimeve publike, në sallën COD në godinën e kryeministrisë, takimit me temë "Rruga e Transformimit: Shërbime publike me në qendër qytetarin". Pas fjalës përshëndetëse të Znj. Anisa Gjika, Drejtor Ekzekutiv i ADISA, fjala e hapjes u mbajt nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena Harito, e cila foli mbi sfidat e Reformës në Shërbimet Publike, ecurinë e deritanishme dhe hapat për të ardhmen, si dhe risqet që paraqet kjo reformë, si një nga reformat më inovative të qeverisë shqiptare. Si pjesë e panelit dhe përfaqësuese e botës akademike, Prof. Dr. Mimoza [...]

17 05, 2016

“Një ditë e hapur për publikun”

By |2017-08-16T12:53:47+00:00May 17th, 2016|Aktivitete|Comments Off on “Një ditë e hapur për publikun”

Më datën 17 maj, në kuadër të javës së inovacionit, u organizua pranë sporteleve të ADISA-s te ZRPP Tiranë, dita e hapur për publikun, ku çdo qytetar pati mundësinë të njihet me risitë në ofrimin e shërbimeve publike, të cilat bazohen në zbatimin e të njëjtave parime të kujdesit që biznesi tregon ndaj klientëve, nën moton “Vëmendja jonë, ti”.​ Znj. Milena Harrito, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, me këtë rast zhvilloi takime me qytetarë të ndryshëm dhe u njoh nga afër me problematikat e tyre si dhe përshtypjet me punën e bërë dhe risitë e sjella nga ADISA.