Çelet Qendra e Parë me një Ndalesë në Qytetin e Kavajës

By |2017-08-16T10:28:10+00:00December 2nd, 2016|Aktivitete|0 Comments

Në qytetin e Kavajës u hap qendra e parë e shërbimeve publike me një ndalesë, duke synuar shmangien e radhëve të gjata, aferat korruptive dhe zgjidhjen e një problematike të hershme përmes një shërbimi më të shpejtë dhe efikas.​ Qytetarët e Kavajës tanimë do të mund të marrin mbi 200 shërbime publike nga 5 institucione vendore dhe lokale në qendrën e parë të shërbimeve publike me një ndalesë në vend, të menaxhuar nga Agjencia e Shërbimeve Publike ADISA. Në këtë qendër qytetarët do të mund të marrin shërbime nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjendjes Civile, Sigurimeve Shoqërore, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Fondit të Sigurimit të detyrueshëm [...]