Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj. Milena Harito, pati një takim me Zv. presidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore, Z.Cyril Muller, në mjediset e ADISA pranë ZRPP Tiranë.
Banka Botërore ka mbështetur financiarish​t “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin” me 32 milionë dollarë​.
“Përcaktimi dhe kontrolli i standardeve të unifikuara për ofrimin e shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm për të rritur besimin e publikut tek institucionet shtetërore”.
Z. Muller ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Shqiptare në kuadër të Programit “Inovacioni kundër korrupsionit- Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”.