ADISA/Shkëmbim eksperiencash me Delegacionin e Komunës Prizren

Në kuadër të shkëmbimit të eksperienca dhe modeleve më të mira për ofrimin e shërbimeve publike dhe One Stop Shop-eve, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike priti dje Delegacionin e Komunës së Prizrenit.

Gjatë vizitës së tyre, ADISA zhvilloi një prezantim të detajuar lidhur me vështirësitë fillestare me të cilat u përball dhe procesin hap pas hapi për standardizimin e shërbimeve, sistemin e ankesave, realizimin e ambienteve komode për qytetarët dhe ngritjen e qendrave të integruara në 5 qytete kryesore si dhe planet për shtrirjen në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe mbi kolokimin në  One Stop Shop-in më të ri në Bashkinë e Maliqit, në të cilin ADISA ndodhet me dy sportele që ofrojnë rreth 150 shërbime të 4 institucioneve më të kërkuara si FSDKSH, ISSH, SHKP dhe ZVRPP.

Anëtarët e Delegacionit të Komunës së Prizrenit u njohën nga afër me mënyrën e funksionimit të Zyrës Pritëse ADISA në Tiranë dhe me Qendrën e Integruar Krujë, ku u realizua një vizitë informuese në lidhje me sportelet që ajo përmban dhe shërbimet që ofron, të cilat janë përzgjedhur nëpërmjet anketimeve si shërbimet më të kërkuara nga qytetarët.

Fokusi i ADISA është përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Publike për të gjithë qytetarët e vendit tonë, me këtë synim duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë dhe duke i ardhur në ndihmë sa më shumë qytetarëve ADISA po kthehet në një shembull suksesi për Ballkanin Perëndimor.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

21.11.2018

Vendodhja:

ADISA

Galeria