Më datë 15 maj në ambientet e piramidës u zhvillua konkursi ADISA MOBILE APP, ku u prezantuan 3 projekt idetë më të mira si dhe u shpall fituesi i çmimit të parë për aplikacionin më të mirë mobile për shërbimet publike. Fituesi Kleo Xhindoli do të jetë përfitues i çmimit të madh prej 500.000 AL.
Tre konkurentët paraqitën projekt idetë e tyre në përputhje me specifikimet që Adisa kishte vendosur për përmbajtjen e këtij aplikacioni. Me anë të këtij aplikacioni qytetarët do të kenë mundësi të rezervojnë biletën e tyre online.
Tre modulet kryesore të tij janë:
1.Rezervimi i biletës online
Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të rezervojë rradhën online për marrjen e shërbimeve të ZVRPP në sportelet ADISA Tiranë.
Funksionet kryesore janë:
Krijimi, ndryshimi apo fshirja e një llogarie për të mundësuar rezervimin ;
Rezervimi online i biletës për shërbimet e ZVRPP të ofruara në sportelin e dedikuar ADISA, Tiranë;
Konfirmimi i rezervimit;
Anullimi i rezervimit;
Konfirmimi i anullimit të rezervimit;
Njoftimi në kohë reale i përdoruesve të tjerë për lirimin e orarit;

2.Informacion mbi shërbimet publike
Vënia në dispozicion e 420 Kartelave Informative të hartuara nga ADISA e të validuara nga 10 institucione përgjegjëse për ofrimin e shërbimit, me qëllim informimin për mënyrën e përfitimit të shërbimit publik të kërkuar, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Funksionaliteti bazë i këtij moduli konsiston në kërkimin e avancuar të informacionit, që përmbajnë kartelat informative.

3.Call center
Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të lidhet automatikisht me Call Center për të marrë informacion mbi shërbimet publike.