Aktiviteti “ Shërbimet Publike me në fokus qytetarët e rinj”

Në kuadër të Javës së Inovacionit që u zhvillua më datat 13-22 Maj me temë « Teknologjia është Punësim » , në ambientet e ZVRPP Tiranë u organiza Aktiviteti me të rinjtë e grup moshave 13-17 vjeç, ku u bë prezantimi i shërbimeve publike si dhe prezantimi i “Kartës së Qytetarit” duke i njohur ata me mënyrën si merren shërbimet publike në sportel, si dhe të drejtat e tyre si qytetarë.

Të rinjtë  u njohën më tej me ADISA  si edhe ndryshimin  e bërë në shërbimet publike. Aktiviteti u konceptua si një prezantim interaktiv i parimeve kryesore të” Kartës së Qytetarit”,  si dhe të një videoje të animuar në lidhje me reformën në shërbimet publike.

2017-08-16T09:18:00+00:00