PAKETË INFORMUESE – AUTOMJETI

Pajisje me leje drejtimi për herë të parë / Rinovim
Informacion në lidhje me Regjistrimin e mjetit
Pajisje me leje drejtimi ndërkombëtare
Leje qarkullimi ndërkombëtare

Kjo paketë ofron informacion të detajuar mbi procedurat për marrjen e lejes së drejtimit për herë të parë, për të gjitha kategoritë e mjeteve, për shtetasit mbi 18 vjeç, shqiptar, të huaj rezident në Shqipëri ose personel i huaj i Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të vendosur në Shqipëri.

Informacion mbi procedurën për pajisje me leje drejtimi për herë të parë / Rinovimi

Kandidati paraqitet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e lejedrejtimit që kërkon dhe dorëzon:

  1. Dokument identifikimi
  • Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit;
  • Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar;
  • Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik duhet fotokopja e pasaportës diplomatike, e vlefshme, fotokopje të kartës diplomatike e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kërkesa për regjistrimin e shtetasit për kryerje shërbimi, e lëshuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare.
  1. fotografi me ngjyra, 2 (dy) copë, me përmasa 4 x 5 cm

Njëra nga të fotografitë duhet të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e prapme.

  1. certifikatë mjekësore me fotografi.

Në datën e regjistrimit në DRSHTRR, certifikata duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë 6 muaj nga data e lëshimit. Ndërmjet autoshkollës dhe kandidatit lidhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e secilës palë. Kontrata është pjesë e dokumentacionit që ruhet në autoshkollë.

ç. Dëshmi për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë (vetëm për rastet kur kandidati hyn në prova teorie për herë të parë)

Përfaqësuesi i autoshkollës plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR dhe dorëzon dokumentet e kandidatit. Nëpunësi i pranimit i DRSHTRR bën verifikimet përkatëse:

  • kandidati duhet të plotësojë kërkesat e moshës;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente për ndalim pajisje me LD;
  • të mos jetë në proces përgatitje për leje drejtimi të një kategorie tjetër. DRSHTRR pajis kandidatin me “LEJE”,model DD/T, për regjistrim dhe për prova teorie. Tarifa e shërbimit është 1000 lekë (500 – regjistrimi dhe 500 – provimi i teorisë).Vlefshmëria e LEJES është 6 muaj nga data e lëshimit.

Kandidati merr njohuritë teorike në autoshkollë për kategorinë e kërkuar dhe sipas programit. Orët e mësimit dhe koha e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike është 36 orë, në jo më pak se 15 ditë.

Kandidati merr pjesë në provimin e teorisë pranë komisionit të marrjes në prova, në DRSHTRR duke paraqitur “LEJE-en”, dokumentin e identifikimit dhe Dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e noterizuar të saj, të vlefshme (vetëm për rastet kur kandidati hyn në prova teorie për herë të parë).

Para hyrjes në provim, kandidati fotografohet dhe bën nënshkrimin elektronik (emër + mbiemër). Fotografia dhe nënshkrimi i kandidatit pasqyrohen në kokën e fletës së testimit. Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 40, koha maksimale – 40 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 4.

Shtetasit e huaj kanë të drejtë, që në provën e kontrollit të njohurive teorike dhe në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, të  marrin përkthyes të licensuar ose të pajisur me diplomën përkatëse.

Kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Për çdo riprovim bëhet pagesë prej 400 lekë.

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me 5 prova dhe/ose brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE-s”, mund të regjistrohet sërish në autoshkollë por, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së “LEJE-s”.

Nëse kandidati shpallet fitues, fillon pregatitjen për kualifikim praktik me mjetin autoshkollë. Kandidati bën përgatitjen praktike për kategorinë e kërkuar në autoshkollë. Seancat dhe ditët për përgatitjen praktike janë si në tabelë. Seanca ditore është jo më pak se 40 minuta.

Nëpunësi i pranimit i DRSHTRR pranon kërkesën nga përfaqësuesi i autoshkollës, për regjistrimin në praktikë të kandidatit fitues të provimit të teorisë dhe bën verifikimet përkatëse:

  • kandidati duhet të plotësojë kërkesat e moshës;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente për ndalim pajisje me LD;
  • të mos jetë në proces përgatitje për lejedrejtimi të një kategorie tjetër. DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM”, model DD/P,për kursin e ushtrimit të drejtimit të mjetit

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj.

Në rast se kandidati fitues i provimit të teorisë nuk pajiset me Autorizimin e praktikës brenda 6 muajve nga data e fitimit të provimit të teorisë, ai mund të rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë në autoshkollë. Në këtë rast, kandidati bën pagesën e tarifës së shërbimit dhe provimit prej 1500 lekë dhe pajiset me “LEJE”, model DD/TRP.  

  • Kandidati merr pjesë në provimin e praktikës pranë komisionit të marrjes në prova në DRSHTRR duke paraqitur “AUTORIZIMIN” e praktikës dhe dokumentin e identifikimit, të vlefshme.
  • Kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Për çdo riprovim bëhet pagesë prej 500 lekë. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me 5 prova ose brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit të praktikës atëherë, ai mund të rifutet në provimin e teorisë pa e përsëritur kursin e teorisë në autoshkollë, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit të praktikës.
  • Kandidati fitues i provimit të praktikës bën pagesën e tarifës së pajisjes me leje drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) prej 3000 lekë për A1 ose A2, 4500 lekë për B1 ose B, si dhe pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin prej 3500 lekë;.
  • Kur vendbanimi i kandidatit është në juridiksionin e një Drejtorie tjetër Rajonale ai bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit për transferimin e dosjes prej 600 lekë.
  • Kandidati fitues fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheqë leje drejtimin (kur konfirmon se leje drejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër, dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi).
  • Aplikanti pajiset me Leje drejtimi pranë DRSHTRR.        

Për më shumë informacion referuar afateve ligjore, tarifave apo dokumentacionit të nevojshëm , lutem klikoni në linkun: Pajisje me leje drejtimi 

Rinovimi i lejedrejtimit për humbje të vlefshmërisë së saj

Drejtuesi i mjetit aplikon për rinovimin e lejedrejtimit, në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj.

Për më shumë informacion rreth procedurës për aplikim dhe dokumentacionit klikoni në : Rinovimi i lejedrejtimit për humbje të vlefshmërisë së saj

  1. Rinovim i lejedrejtimit për humbje, vjedhje apo shkatërrim të saj/ Paisje me lejedrejtimi të përkohshme

Për të marrë lejedrejtimi të përkohshme dhe për mosgjetje të lejedrejtimit brenda 30 ditëve nga data e denoncimit në polici, drejtuesit të mjetit i lind e drejta të aplikojë për rinovimin e lejedrejtimit.

Për më shumë informacion rreth procedurës për aplikim dhe dokumentacionit klikoni në : Rinovim i lejedrejtimit për humbje, vjedhje apo shkatërrim të saj/ Paisje me lejedrejtimi të përkohshme

  1. Rinovim i lejedrejtimit për ndryshim gjeneralitetesh

Ky shërbim i mundëson qytetarit ndryshimin e gjeneraliteteve (në përputhje me kartën e identitetit) dhe pajisjen me lejedrejtimi në të cilën pasqyrohen këto ndryshime

Për më shumë informacion rreth procedurës për aplikim dhe dokumentacionit klikoni në: Rinovim i lejedrejtimit për ndryshim gjeneralitetesh

Regjistrimi i mjetit

Regjistrimi mjeti, mjeti i blinduar/targa CD për trupin diplomatik është një shërbim që ofrohet nga DPSHTRR për t’i mundësuar aplikantit regjistrimin e mjetit, si dhe pajisjen me targa, leje qarkullimi dhe certifikatë pronësie.

  1. Aplikanti

Në momentin e fitimit të pronësisë mbi mjetin  duhet të marrë në dorëzim dokumentin e origjinës së mjetit.

  1. DPSHTRR
  • Aplikanti paraqitet në sportelet e DPSHTRR për të kryer procesin e kontrollit fizik të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesën për procesin e kontrollit fizik në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të shërbimit dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:
    • Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
    • Dokumenti i origjinës së mjetit të përkthyera e noterizuara(kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokument zhdoganimi i mjetit DAV (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokument zhdoganimi i mjetit DAV (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokumenti i fitimit të pronësisë (varet nga shteti ku është blerë);
    • RBS (regjistri i barrës siguruese) (kur mjeti është blere brenda vendit);
    • Siguracion i mjetit;
    • Mandatarkëtimi;
    • Autorizim nga Policia vetëm kur mjeti është i blinduar;
    • Certifikata e kontrollit fizik.
  • Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizura.
  • Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesat e përcaktuara në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të informacionit dhe pajiset me lejen e qarkullimit, Certifikatë Pronësie dhe targat e mjetit rrugor.
  1. Aplikanti

Në momentin e fitimit të pronësisë mbi mjetin  duhet të marrë në dorëzim dokumentin e origjinës së mjetit.

  1. DPSHTRR
  • Aplikanti paraqitet në sportelet e DPSHTRR për të kryer procesin e kontrollit fizik të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesën për procesin e kontrollit fizik në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të shërbimit dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:
    • Siguracion i mjetit;
    • RBS (regjistri i barrës siguruese) (kur mjeti është blere brenda vendit);
    • Dokument zhdoganimi i mjetit DAV (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokumenti i fitimit të pronësisë (varet nga shteti ku është blerë);
    • Dokumenti i origjinës së mjetit (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
    • Autorizim nga subjekti për aplikuesin;
    • Numri NIPT;
    • Autorizim nga Policia vetem kur mjeti eshte i blinduar;

    • Shkrese vetëm për personelin diplomatik ose te shërbimit;
    • Dokumenti i origjinës së mjetit (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • RBS (regjistri i barrës siguruese) (kur mjeti është blere brenda vendit);
    • Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
    • Siguracion i mjetit;
    • Certifikata e kontrollit fizik;
    • Dokument nga Policia e shtetit /Ne rastin kur është mjet i Blinduar;
    • Autorizim nga Ambasada për aplikuesin;
    • Mandatarkëtimi;
    • Karte diplomatike ose shërbimi nëse është personel i trupit diplomatik ose shërbimi;
    • Leje qëndrimi fotokopje e noterizuar nëse është shtetas i huaj.
  • Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizura.
  • Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesat e përcaktuara në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të informacionit dhe pajiset me lejen e qarkullimit, Certifikatë Pronësie dhe targat e mjetit rrugor.
  1. Aplikanti

Në momentin e fitimit të pronësisë mbi mjetin  duhet të marrë në dorëzim dokumentin e origjinës së mjetit.

  1. DPSHTRR
  • Aplikanti paraqitet në sportelet e DPSHTRR për të kryer procesin e kontrollit fizik të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesën për procesin e kontrollit fizik në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të shërbimit dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:
    • Fotokopje e NIPT me vulën e njomë të institucionit;
    • Mandat arkëtimi;
    • Siguracioni TPL;
    • Dokument zhdoganimi i mjetit DAV (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokumenti i origjinës së mjetit (kur mjeti është blerë jashtë vendit);
    • Dokumenti i fitimit të pronësisë (varet nga shteti ku është blerë);
    • RBS (regjistri i barrës siguruese) (kur mjeti është blere brenda vendit);
    • Certifikatë e kontrollit fizik;
    • Autorizim për personin;
    • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizura.
  • Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
  • Aplikanti kryen pagesat e përcaktuara në arkën e institucionit, me para në dorë ose kartë debiti/krediti ose në bankë.
  • Aplikanti paraqitet pranë sportelit të informacionit dhe pajiset me lejen e qarkullimit, Certifikatë Pronësie dhe targat e mjetit rrugor.

Informacion mbi procedurën për pajisje me leje drejtimi ndërkombëtare

Kjo paketë ofron informacion të detajuar mbi procedurat për pajisjen me leje drejtimi ndërkombëtare, për të gjithë shtetasit e pajisur me leje drejtimi kombëtare, me qëllim mundësimin e drejtimit të mjetit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përjashtuar Republikën e Maqedonisë Veriore, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Hapat për pajisje me leje drejtimi ndërkombëtare janë si më poshtë:

  • Qytetari paraqitet pranë sportelit të DRSHTRR dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:
    • Leje drejtimi origjinale me të drejtë rikthimi (brenda afatit të vlefshmërisë);
    • fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm.
  • Qytetari paraqitet pranë arkës së institucionit dhe kryen pagesën e tarifës për marrjen e këtij shërbimi, në vlerën 500 lekë. Pasi pajiset me mandatin e arkëtimit, qytetari drejtohet në sportelin e aplikimit.
  • Qytetari dorëzon mandatin e arkëtimit dhe pajiset menjëherë më leje drejtimi ndërkombëtare. Kapaku është në formë libri me format A6 (148 x 105 mm), i printuar në shqip, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, në formatin si më poshtë:

Informacion mbi procedurën për pajisje me leje qarkullimi ndërkombëtare

Ky shërbim mundëson mjetin që të qarkullojë jashtë shtetit ( referuar Konventës Ndërkombëtare)

Aplikimi online

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare. Pas aplikimit online qytetari paraqitet pranë drejtorisë rajonale për dorëzimin e dokumentacionit dhe tërheqjen e lejes.

Aplikimi i këtij shërbimi bëhet në faqen online të e-albania në këtë Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare

Aplikimi në sportel

Personat që aplikojnë për leje qarkullimi ndërkombëtare pranë sporteleve të DPSHTRR duhet të paraqesin dokumentet si më poshtë:

  1. Leja e qarkullimit kombëtare
  2. Dokument identifikimi
  3. Mandatarkëtimi

Pas aplikimit në sportelet e DPSHTRR pajisen menjëhërë me leje qarkullimi ndërkombëtare.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni numrin jeshil 11800 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia