PAKETË INFORMUESE – BIZNES I RI

Kjo paketë i dedikohet sipërmarrësve të cilët duan të hapin një biznes të ri, duke ofruar informacion të detajuar mbi të gjitha procedurat për regjistrimin dhe zhvillimin e tij. Procedura për hapjen e një biznesi fillon me aplikimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe vijon me deklarimin në organet përkatëse tatimore, të punësimit, sigurimit të punonjësve, reklamimit të biznesit, si dhe pajisjes me lejet përkatëse, sipas rastit. ​

Për të filluar një regjistrim, aplikantit i duhet të plotësojë formularin e aplikimit të cilin e gjen  pranë cdo sporteli si dhe në faqen zyrtare të QKB-së.

Pasi është bërë identifikimi i llojit të biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formë specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret në sportele ose në faqen zyrtare të QKB-së.

Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek sporteli i QKB-së së bashku me dokumentet shoqëruese dhe kryen aplikimin. Në vijim aplikanti pajiset me një numër unik dosje i cili i shërben për të ndjekur statusin e aplikimit në cdo kohë nëpërmjet faqes zyrtare të QKB-së .

Personi që aplikon kryen pagesën tek sporteli i bankës së nivelit të dytë. Tarifat janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të QKB-së duke klikuar linkun . Pagesa bëhet përpara nënshkrimit përfundimtar të formularit nga nëpunësi i sportelit dhe aplikuesi.

Aplikanti paraqitet në sportel për të dorëzuar mandatin e pagesës, si dhe për të nënshkruar formularin e aplikimit.

Në fund të ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKB, aplikimi për regjistrim: (i) do jetë pranuar, (ii) do të jetë refuzuar, ose (iii) do të jetë pezulluar, nëse QKB gjen se informacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore.

Nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat ligjore, miratohet dhe kryhet regjistrimi i biznesit.

Me miratimin e aplikimit, sistemi i informatizuar i QKB-së automatikisht:

  • vërteton kryerjen e regjistrimit;
  • regjistron të dhënat e subjektit në regjistrin tregtar;
  • lëshon certifikatat e regjistrimit të biznesit;
  • gjeneron Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS);
  • publikon të dhënat në regjistrin tregtar;
  • kryen publikimin në Buletinin e Njoftimeve të QKB-së.

Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i certifikatës së regjistrimit me NUIS përkatës, janë evidenca e aplikantit për regjistrimin e biznesit.

Për më shumë informacion klikoni në këte link

Pas miratimit të regjistrimit të ri, QKB njofton në mënyrë elektronike njëkohësisht Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim‐Taksave dhe autoritetin përkatës fiskal bashkiak, për regjistrimin e një subjekti të ri bashkë me NIPT‐in e tij për efekte fiskale si dhe transmeton të dhënat e regjistrimit të aplikantëve te këto autoritete. Për çdo subjekt të ri, të regjistruar në Regjistrin Tregtar, QKB njofton gjithashtu Inspektoriatin e Punës, atë të Sigurimeve Shoqërore dhe të Sigurimeve Shëndetësore. QKB bën njoftimet në mënyrë elektronike, brenda ditës së punës në të cilën kryhet regjistrimi.

 

Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna

Me anë të kësaj Deklarate, tatimpaguesi deklaron çdo punësim apo largim nga puna të punonjësve të tij dhe mundëson më pas deklarimin e Listëpagesës, pagesën e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi.

Deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes

Subjekti i interesuar i regjistruar tashme si tatimpagues ka detyrimin ligjor për të bërë deklarimin e librave të shitjes dhe blerjes.

Listëpagesa e Kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të Adhurat nga Punësimi

Subjekti i interesuar i regjistruar si tatimpagues ka detyrimin ligjor për tu pajisur me deklarimin elektronik të listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.

Të treja shërbimet e mëspipërme nuk kanë nevojë për dokumentacion (për kryerjen e deklarimit mjafton vendosja e emrit të përdoruesit (NIPTI) dhe fjalëkalimit në adresën e -filing) e cila lëshohet nga Drejtoria e përgjithshme e  tatimeve (DPT) dhe dorëzohet në sportel nga aplikanti.

Me anë të këtij shërbimi subjektet e interesuara mund të mbrojnë markat tregtare nëpërmjet regjistrimit të tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI). Regjistrimi i markës siguron mbrojtjen nga falsifikimi si edhe mbrojtjen ligjore të saj për përdorimin ekskluziv në treg .

Dokumentat që duhen të paraqiten i gjeni në këtë link : Regjistrimi i markës.

Në rast se subjektit i nevojitet të vendosë reklama jashtë brezit të rezervuar të aksit rrugor është i detyruar të pajiset me autorizim për vendosjen e reklamës.

Çdo subjekt qe ushtron aktivitet përgjatë një aksi nacional duhet te pajiset me Autorizim për hyrje-dalje

Regjistrimi i punëdhënësit/ndërmarrjes është parakusht për të regjistruar vendin e lirë të punës me synim gjetjen e kandidatëve të përshtatshëm për plotësimin e tyre apo për përfitim nga programet e nxitjes së punësimit.

Subjektit gjithashtu i nevojitet që të bëjë regjistrimin e vendit të lirë të punës. Ky shërbim synon të ndihmojë punëdhënësin për deklarimin e të dhënave për vendet e lira të punës në përputhje me detyrimet ligjore për dhënien e informacionit për tregun e punës dhe nxitjen e punësimit.

Regjistrimi i akteve me të cilat krijohet një shoqëri apo një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme apo gëzon të drejta të tjera.
Subjekti duhet të regjistrojë titullin në emër të shoqërisë apo të subjektit.

Aplikanti paraqet pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore kopjen e certifikatës së regjistrimit të personit të tatueshëm. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, mbështetur në këtë dokument, realizon regjistrimin tuaj në organet e sigurimeve shoqërore.

Pas regjistrimit të Biznesit në QKB, brenda një afati 10 ditor nga pajisja me NUIS, aplikanti duhet të paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me qëllim regjistrimin për efekte fiskale. Informacion më të detajuar e gjeni në linkun: https://dpttv.gov.al/si-te-regjistrohen-bizneset-ne-dpttv-per-taksat-vendore/

Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor. Për këtë arsye, tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike pa pagesë në numrin: 0800 0118 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia