Call Center 118-00 2018-05-17T08:14:56+00:00

Call Center 11-800

Call Center ka filluar aktivitetin e saj në dt. 7 Tetor 2016 dhe shërben si pike reference informacioni për 508 shërbime publike nga 19 Institucione (DPD, ISSH, DPSHTRR, DPGJC, FSDKSH, ZRPP, MAS, AZHT, AQTN, QKB, QSHA, ATP, DPP, ABSA, DPB, DPT, SHSSH, ALUIZNI, MIE).  Përzgjedhja e institucioneve është bërë bazuar në numrin e madh të transaksioneve.

Qytetarët mund të kërkojnë informacion për dokumentacion e nevojshëm, për tarifat, për afatet ligjore për përfitimin e shërbimit nga momenti i aplikimit etj.  Call center, si kanal informimi operon nga ora 7:00-21:00 (nga e Hëna deri të Premte) & nga ora 7:00-14:00 ditën e Shtunë dhe ofron informacion tek qytetrët pa shpenzuar kohë. Stafi është i trajnuar mbi etikën e duhur dhe dhënien e informacionit të saktë, të plotë, të kuptueshëm për pyetje, për të cilat qytetarët deri më sot drejtoheshin tek sporteli i institucionit shtetëror.