Aktivitete

/Aktivitete
30 06, 2023

Takimi i XI-të i nënkomitetit/grupit të posaçëm BE-Shqipëri për PAR SG- 27 Qershor 2023

By |2023-06-30T12:14:38+00:00June 30th, 2023|Aktivitete|Comments Off on Takimi i XI-të i nënkomitetit/grupit të posaçëm BE-Shqipëri për PAR SG- 27 Qershor 2023

Takimi u vlerësua nga  partnerët europianë, të cilët vlerësuan lart rolin dhe moderimin e bashkëdrejtueses së takimit, Ministres Ekonomi, që siç u  shprehën dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian përbënte risi caktimi i një ministri  të mandatuar për koordinimin e agjendës së Reformës në Administratën Publike. Skuadra e konsoliduar e institucioneve shqiptare bëri një prezantim dinjitoz dhe të suksesshëm,  në nivel politik dhe institucional. �Pala shqiptare raportoi lidhur me hapat e ndjekur në reformat për ofrimin e shërbimeve, me fokus nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat duhet të marrin shërbime me cilësi dhe integritet nga administrat publike, duke patur si objektiv rritjen e cilësisë së menaxhimit, rritjen [...]

13 12, 2022

Takimi dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe Shqipërisë, “bilateral screening” për Reformën në Administratën Publike

By |2022-12-13T08:54:03+00:00December 13th, 2022|Aktivitete|Comments Off on Takimi dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe Shqipërisë, “bilateral screening” për Reformën në Administratën Publike

Më datë 12.12.2022 u zhvillua në Bruksel takimi dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe Shqipërisë, takim “bilateral screening” për PAR- Reforma në Administratën Publike. Skuadra e konsoliduar e institucioneve shqiptare bëri një prezantimin dinjitoz dhe të suksesshëm. Pala shqiptare raportoi lidhur me hapat e ndjekura në reformat për ofrimin e shërbimeve, me fokus nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat duhet të marrin shërbime me cilësi dhe integritet nga administrat publike, duke patur si objektiv rritjen e cilësisë së menaxhimit, llogaridhënia dhe transparenca. Në këtë takim bilateral ADISA raportoi për principin 5 “ Service delivery”, së bashku me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje e cila kishte [...]

18 11, 2021

Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz

By |2021-11-19T08:54:49+00:00November 18th, 2021|Aktivitete|Comments Off on Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz

Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz Ceremonia e përurimit të qendrës së re ADISA në Kamëz ku morën pjesë Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Znj. Milva Ekonomi, Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli, Drejtori Ekzekutiv ADISA Z. Lorin Ymeri, u zhvillua më 17.11.2021. Qendra e Integruar Kamëz, qendra ADISA e 23-të, ofron mbi 1000 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Mbi 104,000 qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile. Nëpërmjet 25 sporteleve në total, Qendra e Integruar [...]

9 11, 2021

Certifikimi i stafit ADISA – Trajnim mbi standartet e kujdesit për qytetarët me në fokus PAK

By |2021-11-10T10:20:11+00:00November 9th, 2021|Aktivitete|Comments Off on Certifikimi i stafit ADISA – Trajnim mbi standartet e kujdesit për qytetarët me në fokus PAK

Certifikimi i stafit ADISA - Trajnim mbi standartet e kujdesit për qytetarët me në fokus PAK Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, Përfaqësuesja e UNDP-së dorëzuan certifikatat e trajnimit mbi standardet e kujdesit për qytetarët me në fokus personat me aftësi të kufizuara në ofrimin e shërbimeve publike. 67 punonjës të ADISA-s, ADISA në koordinim me Shkollën e Administratës Publike ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike morën pjesë në pesë seanca trajnimi, duke përfshirë dhe një trajnim trajnerësh, me synim përmirësimin e njohurive dhe aftësive për të siguruar një shërbim sa më të efektshëm dhe të kënaqshëm nga këndvështrimi i anëtarëve të këtij komuniteti. Trajnimi [...]

23 06, 2021

Inaugurohet zyra e përbashkët ADISA bashkia Tepelenë

By |2021-06-23T12:09:33+00:00June 23rd, 2021|Aktivitete|Comments Off on Inaugurohet zyra e përbashkët ADISA bashkia Tepelenë

ADISA ka vëne në funksion zyrën e përbashkët me bashkinë Tepelenë e cila do t’u shërbejë rreth 8,949 qytetarëve (sipas censusit të vitit 2011) të Tepelenës dhe zonave përreth, në kushte dhe standarde bashkëkohore. Çelja dhe funksionimi i zyrës së përbashkët ADISA me bashkinë e Tepelenës, do të asistojë qytetarët për rreth 1000 shërbime publike të cilat ofrohen online përmes portalit e-albania, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC), ALEAT, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në 7 sportele fizikë. Qytetarët e Tepelenës dhe zonave përreth, do të mund të asistohen edhe për përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQeDuam.al. Për më tepër, [...]

17 02, 2021

Qendra e Informimit për Shërbimet Publike ADISA – 0800 0118

By |2021-02-17T12:55:50+00:00February 17th, 2021|Aktivitete|Comments Off on Qendra e Informimit për Shërbimet Publike ADISA – 0800 0118

Për t'u gjendur më pranë qytetarëve, që prej vitit 2019 ADISA asiston dhe informon qytetarët për shërbimet publike nëpërmjet Qendrës së Informimit për Shërbimet Publike, në numrin pa pagesë 0800 0118. Vetëm gjatë vitit 2020, më shumë se 10,500 qytetarë të cilët kanë telefonuar në numrin 0800 0118, janë asistuar dhe informuar për më shumë se 1000 shërbimet publike.

29 01, 2021

Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes ADISA dhe DPPI

By |2021-02-17T11:17:50+00:00January 29th, 2021|Aktivitete|Comments Off on Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes ADISA dhe DPPI

Memorandum  Bashkëpunimi Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ADISA-n përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Lorin Ymeri. Qëllimi i këtij dokumenti është përmirësimi i shërbimeve të ofruara në fushën e pronësisë industriale në sportelet e ADISA. Duke filluar nga muaji Janar 2021 nis trajnimi i stafit për ofrimin e shërbimeve publike dhe informimin në lidhje me objektet e pronësisë industriale në të gjitha qendrat ADISA. Për këtë qëllim DPPI do të vendosë në dispozicion të sporteleve të ADISA dhe broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e bizneseve. [...]

11 09, 2020

Hapet Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Roskovecit.

By |2020-09-26T14:07:59+00:00September 11th, 2020|Aktivitete|Comments Off on Hapet Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Roskovecit.

KOLOKIME ADISA Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Roskovecit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Roskovecit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë. Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Roskovec ka vendosur 11 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA [...]

20 07, 2020

Hapet Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Pogradecit.

By |2020-09-26T10:30:11+00:00July 20th, 2020|Aktivitete|Comments Off on Hapet Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Pogradecit.

KOLOKIME ADISA Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Pogradecit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Pogradecit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë. Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Pogradec ka vendosur 10 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA [...]

10 10, 2019

Zyra Lëvizëse ADISA, risi më pranë qytetarëve

By |2019-11-01T09:10:36+00:00October 10th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Zyra Lëvizëse ADISA, risi më pranë qytetarëve

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ADISA, ka inauguruar sot “Zyrën Lëvizëse ADISA”, duke u gjendur gjithnjë e më pranë qytetarëve të cilët jetojnë në zona të thella apo larg zyrave shtetërore. “Zyra Lëvizëse ADISA” vjen si një risi, e para në llojin e vetë, duke ofruar mbi 200 shërbime të qeverisë qendrore të lidhura me pasuritë e paluajtshme, sigurimet shoqërore, punësimin dhe bujqësinë e ofruar nga: Agjencia Kombëtare e Kadastrës ASHK, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ISSH, Shërbimi Kombëtar i Punësimit SHKP dhe Entiteti për Farërat dhe Fidanët ESHFF. Për më tepër, përmes Zyrës Lëvizëse ADISA, qytetarët do të mund  të sigurojnë informacion për mbi 960 shërbime [...]