Në prag të Ditës së Inovacionit dhe Kreativitetit, së bashku me ZëvendësKryeministren Znj. Senida Mesi, ZëvendësMinistren e Energjisë dhe Infrastrukturës Znj. Dorina Cinari, NënKryetaren e Bashkisë Fier Znj. Gentiana Cakrani, Drejtorin e ProTik Z. Erton Graceni, përfaqësuesin e Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit Z. Erjon Curraj dhe përfaqësues të AKSHI, patëm një bashkëbisedim të hapur me të rinj të qytetit të Fierit në lidhje me shërbimet publike dhe mundësitë e shumta që teknologjia dhe inovacioni na ofrojnë tashmë në jetën tonë.

Energjia e të rinjve të cilët përqafojnë me forcën e tyre krijuese rrymën e duhur të teknologjisë dhe inovacionit, është pa diskutim ndihmë dhe garant i një të ardhmeje më të mirë, për më shumë punësim dhe më shumë zhvillim.