KOLOKIME ADISA

Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Pogradecit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Pogradecit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë.

Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Pogradec ka vendosur 10 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA në Pogradec parashikohet të shërbejë për 200 qytetarë në ditë.

Zyra me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Pogradecit do të ofrojë të gjitha shërbimet qendrore dhe vendore në një vend të vetëm, në ambiente bashkëkohore të standardeve Europiane. Me sistem elektronik të Menaxhimit të Radhës dhe Infrastrukturë të përshtatur për PAK, ADISA plotëson të gjitha kushtet e vendosura në Kartën e të Drejtave të Qytetarit. Në dispozicion të qytetarëve ADISA ka vendosur edhe Qendrën e Informimit për Shërbimet publike 0800 0118, nëpërmjet të cilës qytetarët mund të asistohen dhe informohen për të gjitha shërbimet publike.

Përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike

GALERIA