Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Kukësit

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Kukësit është e shtata e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos, Librazhd, Divjakë dhe Malësi e Madhe, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në Qendrën me Një Ndalesë të Bashkisë.

Tashmë, në 9 sportelet aktuale në One Stop Shop Kukës, ADISA do të ofrojë mbi 300 shërbime publike të institucioneve si Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), si dhe shërbime të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Për më tepër, qytetarët e Kukësit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 1000 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Kukësit tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

15.11.2019

Vendodhja:

Sportelet ADISA në Bashkinë Kukës

Galeria