Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, çeli sot zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Librazhd. Të pranishëm në këtë inspektim të punimeve ishin, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb; drejtorja e zyrës së Agjencisë së Zhvillimit Austriak në Shqipëri, znj. Simone Ungersboeck; përfaqësues nga Agjencia Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri, z. Endri Xhaferaj, Deputeti i zonës z. Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, z. Kastriot Gurra si dhe Drejtori Ekzekutiv i ADISA, z. Lorin Ymeri.

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë në qytetin e Librazhdit është e katërta i këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh dhe Patos, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në qendrën me një ndalesë të bashkisë. Tashmë, në 11 sportelet aktuale në One Stop Shop Librazhd, ADISA do të ofrojë mbi 310 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me 27 shërbime që nuk kërkojnë kontroll fizik dhe 8 procedura të ndryshme, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Vlerë e shtuar për qytetin e Librazhdit, do të jetë gjithashtu ofrimi i Shërbimeve Vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Për më tepër, qytetarët e Librazhdit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Librazhdin tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Gjithashtu, kolokimi i ADISA do t’ju shërbejë edhe qytetarëve të Prrenjas-it, duke u kursyer kohë dhe shpenzime për të shkuar deri në qytetin e Elbasanit duke eliminuar kështu 51 km rrugë vajtje ardhje.

Me mbështetjen e ISDA Support Project, një fond i përbashkët me kontribut nga Qeveria Austriake, ajo Italiane dhe nga UNDP-ja, nga ku dhe administrohet. Shtrirja e sporteleve ADISA në bashkinë e Librazhdit ka bërë të mundur gjithashtu, zbatimin e standardeve bashkëkohore të të shërbimit ndaj qytetarit në të gjitha sportelet e qendrës, me një investim  i cili në përfundim do të prekë shifrën prej 4.2 milion lekësh. Në sportelet  ADISA në qytetin e Librazhdit parashikohet të shërbehen mesatarisht 90 qytetarë në ditë..

Pas inagurimit të Zyrës me një ndalesë në Bashkinë e Librazhdit, brenda muajit Korrik 2019 do të vijohet me hapjen e Qendrës së Integruar ADISA në Kombinat si dhe Zyrës me një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Divjakës.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

16.07.2019

Vendodhja:

Sportelet ADISA në Bashkinë Librazhd

Galeria