Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Malësisë së Madhe

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, është e gjashta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos, Librazhd dhe Divjakë, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në Qendrën e përbashkët me Një Ndalesë të Bashkisë.

Tashmë, në  6 sportelet aktuale në One Stop Shop në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ADISA do të ofrojë mbi 220 shërbime publike të institucioneve si:  Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), shërbime të Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe të gjitha shërbimet vendore që ofron Bashkia.

Për më tepër, qytetarët e do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 1000 shërbime publike. Vlerë për rrethin e Malësisë së Madhe, tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

18.10.2019

Vendodhja:

Bashkia Koplik, Malësia e Madhe

Nr. i Shërbimeve që ofrohen:

220 shërbime publike të ISSH, FSDKSH, QKB,
ASHK dhe Shërbimet Vendore

Galeria