ADISA ka si qëllim ngritjen e qendrave të ofrimit të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one stop shop) si dhe menaxhimin e zyrave pritëse për qytetarët pranë institucioneve të ndryshme. Qendra e parë e tillë në Shqipëri është planifikuar të ngrihet në qytetin e Kavajës.

Ditën e premte, Këshilli Bashkiak i Kavajës miratoi projektvendimin për krijimin e ambjentit të përbashkët të ofrimit të shërbimeve publike në godinën e Pallatit të Kulturës Kavajë. Kjo qendër do t’iu mundësojë qytetarëve shërbime cilësore e në kohë të shkurtër, me infrastrukturë moderne dhe ambiente komode, të përshtatshme për fluksin e qytetarëve dhe të aksesueshme lehtësisht nga të gjithë, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Institucionet të cilat brenda vitit 2016 do të ofrojnë shërbimet e tyre në qendrën e integruar të ADISA, janë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të​ Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.​