Sportelet ADISA të kolokuara pranë Bashkive

Sportelet ADISA Maliq

Prej muajit Nëntor 2018, qytetarët e Bashkisë Maliq pranë One Stop Shop të kësaj bashkie mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë, do të kolokojë shërbimet e saj nëpërmjet 2 sporteleve fizike.

Qytetarët e bashkisë Maliq mund të përfitojnë rreth 140 shërbime të ofruara me standarde bashkëkohore të institucioneve si Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP).

Njëkohësisht qytetarët asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK). Gjithashtu, zyra e kolokuar ADISA u shërben qytetarëve në kursimin e kohës dhe shpenzimeve në marrjen e shërbimeve duke mos patur nevojë të paraqiten në qytetin Korçës.

Sportelet ADISA Belsh

Prej muajit Mars 2019, qytetarët e Bashkisë Belsh pranë One Stop Shop të kësaj bashkie do të mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkise, do të kolokojë shërbimet e saj nëpërmjet 1 sporteli fizik.

Tashmë sporteli ADISA do të ofrojë mbi 140 shërbime publike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Njëkohësisht qytetarët do të mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes Gjithashtu, kolokimi ADISA do t’ju shërbejë edhe qytetarëve të Cërrikut, duke u kursyer kohë dhe shpenzime në marrjen e shërbimeve publike pa patur nevojë të paraqiten në qytetin e Elbasanit.

Sportelet ADISA Patos

Prej muajit Prill 2019, qytetarët e Bashkisë Patos pranë One Stop Shop të kësaj bashkie do të mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë, ka kolokuar shërbimet e saj nëpërmjet 2 sporteleve fizike.

Tashmë dy sportele të ADISA do të ofrojnë rreth 140 shërbime publike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Qytetarët e bashkisë Patos do të mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

Gjithashtu, kolokimi ADISA do t’ju shërbejë qytetarëve duke u kursyer kohë dhe shpenzime për të marrë shërbime publike pa patur nevojë të paraqiten në qytetin e Fierit.

Sportelet ADISA Librazhd

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Librazhdit është e katërta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh dhe Patos, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në qendrën me një ndalesë të bashkisë.

Tashmë, në 11 sportelet aktuale në One Stop Shop Librazhd, ADISA do të ofrojë mbi 310 shërbime publike të institucioneve si Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), me 27 shërbime që nuk kërkojnë kontroll fizik dhe 8 procedura të ndryshme, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Pranë zyrës me një ndalesë do të ofrohen shërbime publike si të nivelit qendror dhe të nivelit vendor në një ambient të vetëm.

Për më tepër, qytetarët e Librazhdit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Librazhdin tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Sportelet ADISA Divjakë

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë në qytetin e Divjakës është e pesta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos dhe Librazhd ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në qendrën me një ndalesë të bashkisë. Tashmë, në 8 sportelet aktuale në One Stop Shop Divjakë, ADISA do të ofrojë mbi 200 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, etj.

Për më tepër, qytetarët e Divjakës do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Divjakës tashmë do të jetë ofrimi i shërbimeve Vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Gjithashtu, kolokimi i ADISA Divjakë do t’ju shërbejë edhe qytetarëve të zonave përreth duke u kursyer kohë dhe shpenzime për të shkuar deri në qytetin e Lushnjes, kryesisht për shërbimet e SHKP dhe ASHK, duke eliminuar kështu 56 km rrugë vajtje ardhje.