Konferenca rajonale ministeriale: Reforma në shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor

Më 18 Maj – 19 Maj u mbajt në Tiranë konferenca rajonale ministeriale me temë: Shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, z Edi Rama dhe katër ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët mbajtën dhe një fjalë përshëndetëse në hapje të konferencës. Të pranishëm ishin znj Milena Harito, Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike; znj Marta Arsovska Tomosvska, Ministër për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën e Maqedonisë; znj Ana Brnabic, Ministre e Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale në Serbi dhe Suzana Pribilovic, Ministre e Administratës Publike të Malit të Zi, të cilat paraqitën situatën aktuale të shërbimeve publike në vendet e tyre. Gjithashtu merrte pjesë dhe znj ratka Sekulovic, drejtuesja e RESPA- Shkolla rajonale e Administratës Publike e financuar nga Komisioni Europian e cila ka një rol kyc në reformat e administratës për vendet e rajonit.

Vëmendje e vecantë iu kushtua modelit shqiptar të dhënies së shërbimeve publike, që ka arritur të vendosë standarde të reja në dhënien e shërbimeve publike, duke rritur transparencën dhe ulur praktikat korruptive.

Në konferencë u prezantuan praktikat më të mira të BE në sistemin e dhënies së shërbimeve publike.

Në këtë konferencë ishin prezent më shumë se 40 folës nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, 9 nga vendet anëtare të BE, nga vendet fqinje dhe organizata dhe institucione europiane. Konferenca u organizua nga RESPA dhe Ministria Shqiptare për Inovacionin dhe Administratën Publike.

2017-08-16T07:08:01+00:00
Share This

Share This

Share this post with your friends!