Lorin Ymeri

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara – ADISA

Z. Lorin Ymeri ka lindur në Korçë, më 30 gusht 1984. Gjatë periudhës 2013-2016, ka ushtruar detyrën e
drejtorit të kabinetit të ministrit për inovacionin dhe administratën publike. Në vijim, ka kryer detyrën e
ndihmësit të kryeministrit për çështjet e integrimit evropian.

Prej majit 2018 ushtron funksionin e drejtorit
ekzekutiv të agjencisë së ofrimit të shërbimeve publike të integruara, ADISA.

Më parë, z. Ymeri ka punuar pranë gjykatës tregtare të Parisit si ndihmës i gjyqtarit përgjegjës për zgjidhjen
e konflikteve mes kompanive franceze dhe kompanive të vendeve anëtare të BE.

Z. Ymeri ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin Paris 1 Panthéon-Sorbonne dhe është specializuar
për të drejtën e konkurrencës të Bashkimit Evropian pranë Universitetit Paris XI Jean Monnet.
Z. Ymeri zotëron gjuhën franceze, angleze, italiane dhe ka njohuri të gjuhës spanjolle.