POZICIONE  VAKANTE

        Detyrat e Specialistit të Zyrës Rajonale Shkodër. 

  • Të asistojnë qytetarët në përpilimin dhe marrjen e kërkesave dhe të ankesave që ata paraqesin si dhe delegimin e saktë në drejtoritë përkatëse;
  • Të vënë në dispozicion të qytetarëve përgjigjen e vërtetimeve pozitive apo negative;
  • Të proçedojë me aktet e kalimit të pronësisë dhe kontratave të shitjes dhe më pas regjistrimin e tyre;
  • Të kryhet tërheqja e Protokollit nëse dosja e qytetarit e përmban një të tillë;
  • Të informojnë në mënyrë konstante eprorin direkt mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura gjatë ushtrimit të detyrave që përmban pozicioni i punës;
  • Të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me kolegët si dhe me eprorët, në funksion të marrjes në kohë reale të informacioneve të dobishme në shërbim të qytetarëve;
  • Të evidentojnë kthim-përgjigjet dhe plotësimi i dosjeve të praktikave të prapambetura ditore;
  • Të verifikojnë nëse qytetari në momentin e ardhjes është i pajisur me kartë identiteti, autorizim ose prokure;
  • Të verifikojnë nëse qytetari është i pajisur me biletë aplikimi;
  • Të verifikojë në sistem për statusin e aplikimit;
  • Të verifikojnë pajisjen e dosjeve me numër protokolli;
  • Të asistojnë në pranimin e ankesave (rasti online);
  • Të identifikojnë nevojat e përgjithshme të qytetarëve;
  • Të orientojë qytetarin për kryerjen e aplikimit dhe marrjen e biletës;
  • Të jape çdo lloj informacioni të pranishëm në sistemin ADISA të kartelave informative për të gjitha shërbimet e pranishme dhe jo vetem ato që lëvrohen në zyrën specifike.
  • Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e  caktuara nga eprorët, në përputhje me punën dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor kundrejt qytetarëve;
  • Të zbatojë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme gjatë ushtrimit të funksionit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe kolegët.

                    Kërkesa të posaçme të pozicionit:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomën Bachelor ose Master Shkencor/Profesional, përbëjnë avantazh studimet në shkenca Juridike/Ekonomike.
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin për pasuritë e paluajtshme;
  • Njohuri mbi legjislacionin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
  • Njohuri mbi legjilacionin e shërbimit kombëtar të punësimit.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Njohuri bazë në kompjuter.

Aplikimet do të pranohen deri në datën 25.11.2019 .

Jeni të lutur të dërgoni CV-të tuaja në adresën: kandidate@adisa.gov.al

Mundesi Punesimi,