Mundësi punësimi

Në kuadër të projektit të ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), ka si mision të veprimtarisë ofrimin e shërbimeve publike efikase, cilësore dhe transparente nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët si dhe të qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one–stop-shop). Meqenëse është duke u ngritur qendra e Integruar në qytetin e Gjirokastrës, ku do të ofrohen shërbime publike ndaj qytetarit, janë krijuar këto vende vakante si më poshtë:

       

  1. Pozicione vakante për Përgjegjës zyre:

                     Kërkesa të posaçme të pozicionit:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomën Master Shkencor,  përbëjnë avantazh studimet në shkenca Juridike/Ekonomike.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira për pasuritë e paluajtshme;
  3. Njohuri për ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim;
  5. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  6. Njohuri bazë në kompjuter.

 

  1. Pozicione vakante për Asistent Shërbimi:

                    Kërkesa të posaçme të pozicionit:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomën Bachelor ose Master Shkencor/Profesional, përbëjnë avantazh studimet në shkenca Juridike/Ekonomike.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira për pasuritë e paluajtshme.
  3. Njohuri për ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  6. Njohuri bazë në kompjuter.

 

  1. Pozicione vakante për Specialist IT:

                     Kërkesa të posaçme të pozicionit:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diploma Bachelor në Shkenca Informatike/Informatike Ekonomike.
  2. Njohuri në fushën e legjislacionit të sigurisë kompjuterike, të komunikimeve elektronike e postare dhe bazave të dhënave shtetërore.
  3. Njohuri mbi Axhendën Dixhitale 2015- 2020 në Republikën e Shqipërisë;
  4. Njohuri lidhur me sigurinë e sistemeve dhe rrjeteve;

 

 

 

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në adresën: kandidate@adisa.gov.al