PAKETË INFORMUESE PËR NDARJEN NGA JETA

Në rastin e ndarjes nga jeta të një personi, pasjetuesi i të ndjerit duhet të kryejë të gjitha procedurat ligjore për regjistrimin e aktit të vdekjes. Këto procedura fillojnë në institucionin spitalor, në rastin kur i ndjeri ka ndërruar jetë në spital, ose në qendrën shëndetësore të njësisë administrative përkatëse, kur i ndjeri ka ndërruar jetë në shtëpi.

Hapat që duhet të ndiqni :

  1. Spitali

Në rastin e ndërrimit të jetës në spital, pasjetuesi pajiset nga mjeku i spitalit me skedën e vdekjes së të ndjerit.

  1. Qendra Shëndetësore

Në rastin e ndërrimit të jetës në shtëpi, pasjetuesi pajiset nga mjeku i qendrës shëndetësore me skedën e vdekjes së të ndjerit.

Pasjetuesi paraqitet në zyrat e Gjendjes Civile për të bërë regjistrimin e skedës së vdekjes, me qëllim çregjistrimin e të ndjerit, si dhe për t’u pajisur me 3 certifikata vdekje, të cilat do të shërbejnë për varrimin, përfitimin e shpenzimeve funerale, mbylljen e pensionit të të ndjerit (në rastet kur i ndjeri ka qenë në kategorinë e pensionistit), ose lidhjen e një pensioni, sipas rasteve të përcaktuara në ligj.

Gjithashtu, pasjetuesi do të tërheqë pranë zyrës së Njësisë Administrative lejen e varrimit për të ndjerin.

Pasjetuesi paraqitet në Agjencinë e Shërbimeve Funerale, ku depoziton lejen e varrimit, skedën e vdekjes, si dhe certifikatën e vdekjes. Në rastet kur i ndjeri ka ndërruar jetë jashtë Republikës së Shqipërisë, pranë kësaj agjencie duhet të depozitohet dhe leja e transportit të kufomës, lëshuar nga Autoriteti Konsullor Shqiptar. Më tej, pasjetuesi pajiset me faturën e arkëtimit, për të kryer pagesën në një bankë të nivelit të dytë. Paralelisht, agjencia përgatit urdhrin për varrimin, ku përcaktohet data dhe kryerja e shërbimit të varrimit.

Pasjetuesi kryen pagesën në bankë dhe pajiset me mandatin e arkëtimit.

Pasjetuesi dorëzon një kopje të mandatit të arkëtimit të pagesës dhe pajiset me urdhrin e varrimit. Në rastet kur pasjetuesi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e varrimit, paraqet një kërkesë pranë njësisë administrative përkatëse për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Pasjetuesi paraqitet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për t’u rimbursuar me shpenzimet e varrimit, shpërblimin e vdekjes si dhe për të bërë mbylljen e pensionit të të ndjerit (në rastet kur i ndjeri ka qenë në kategorinë e pensionistit), ose lidhjen e një pensioni, sipas rasteve të përcaktuara në ligj.

Pasjetuesi për marrjen e shpërblimit (prej 50% të pagës minimale) të ndarjes nga jeta të të afërmit dorëzon tek sporteli i ISSH-së:

  1. certifikatën e vdekjes,
  2. certifikatën familjare,
  3. nr e llogarisë të pasjetuesit në bankën e Nivelit të dytë

Ndërsa për rimbursimin e shpenzimeve të funeralit pasjetuesi dorëzon po në sportelet e  ISSH-së dokumentacionin:

  1. certifikatën e vdekjes,
  2. certifikatën familjare
  3. faturën e shpenzimeve funerale të lëshuar nga Agjencia Funerale

*Rimbursimi i shpenzimeve të varrimit tërhiqen pranë sporteleve të Postës Shqiptare.   

Çelja e trashëgimisë

Pasjetusi pas vdekjes së personit (trashëgimlënësit), i drejtohet noterit me qëllim çeljen e trashëgimisë, e cila mund të jetë me ligj ose me testament. Pas depozitimit të dokumentacionit të nevojshëm, ndër të tjera, certifikatë vdekje, certifikatë familjare, të cilat merren pranë Zyrës së Gjendjes Civile, dhe pas verifikimit të kushteve ligjore, noteri procedon me lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë.

Pasjetusi brenda 30 ditëve nga hartimi i çeljes së trashëgimisë tek noteri duhet të aplikojë në portalin e- Albania shërbimin  “Aplikim për regjistrim të aktit të trashëgimisë” (nëse trashëgimlënësi ka disponuar pasuri të paluajtshme), në mënyrë që të realizohet kalimi i pronësisë tek trashëgimlënësit.

Pasjetusi një kopje të çeljes së trashëgimisë e depoziton në bankat e nivelit të dytë (nëse  trashëgimlënësi ka disponuar llogari bankare).

Nëse trashëgimlënësi ka pasur në pronësi automjet atëherë pasjetuesi paraqitet edhe në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTR) për ndryshim pronësie mjeti.

Si dhe  në çdo subjekt publik ose privat, në të cilin trashëgimlënësi mund të ketë disponuar të drejta dhe ose pasuri të luajtshme/paluajtshme etj.”

III. Rastet kur i njderi ka ndërruar jetë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Për futjen në vend të kufomave dhe/ose mbetjeve mortore, që vijnë nga shtetet e tjera, i interesuari për transportimin e kufomës duhet të paraqesë, nëpërmjet autoriteteve përkatëse ose personalisht, në autoritetin konsullor shqiptar, në shtetin ku ka ndodhur vdekja:

  1. kërkesën për lejen e transportimit të kufomës dhe/ose mbetjet mortore për në Shqipëri;
  2. certifikatën e vdekjes, të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse;
  3. certifikatën e organeve përgjegjëse, që vërteton se janë respektuar të gjitha kushtet sanitare për transportimin e kufomës dhe/ose mbetjet mortore.

Dokumentacioni i mësipërm paraqitet nga i interesuari me rrugë postare ose me faks.
Autoriteti konsullor shqiptar lëshon lejen për futjen e kufomës në Republikën e Shqipërisë, me postë ose me faks. Autoriteti konsullor shqiptar njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministrinë që mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike dhe prefektin e qarkut ose kryetarin e njësisë vendore ku do të çohet kufoma dhe/ose mbetjet mortore. Në përfundim, pasjetuesi ose i interesuari, dorëzon dokumentacionin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të përfituar rimbursimin e shpenzimeve të transportit të kufomës.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike pa pagesë në numrin: 0800 0118 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia