PAKETË INFORMUESE
PËR LINDJEN E FËMIJËS

Kjo paketë i vjen në ndihmë prindërve, të cilat mund të regjistrojnë të porsalindurin pranë sportelit të dedikuar në çdo maternitet në Republikën e Shqipërisë, si dhe të përfitojnë ndihmë financiare (bonus) për të porsalindurin, sipas përcaktimeve të VKM Nr. 740, datë 12.12.2018 “Për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij”. Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Hapat që duhet të ndiqni :

  1. Prindërit e fëmijës së porsalindur (të celebruar/pa celebruar) paraqiten pranë sportelit të dedikuar dhe paraqesin këto dokumente:
  1. Kartën e identitetit të dy prindërve;
  2. Certifikatën e Aktit të lindjes.
  1. Nëpunësi i gjendjes civile bën fotokopje të Kartës së Identitetit dhe kryen veprimet e verifikimit online të statusit të nënës për të bërë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.
  1. Nëpunësi i gjendjes civile plotëson të dhënat për fëmijën e porsalindur në sistemin e gjendjes civile, duke vendosur të dhënat mbi emrin e fëmijës, mbiemrin që do të mbajë (në rast se nuk ka kundërshtime, të babait), datën, orën, vendin e lindjes, peshën, si dhe adresën e banimit. Në rast se prindërit nuk janë të celebruar, vendoset adresa e nënës. Gjithashtu, në këtë formë plotësimi, hidhen edhe të dhëna për efekt statistikor për INSTAT. Informacion që plotësohet për INSTAT: (a) vendi i lindjes, (b) pesha e fëmijës, (c) vitet e martesës, (d) Radha e lindjes (për nënën).
  1. Automatikisht fëmija i shtohet kryefamiljarit në Certifikatën Familjare, me statusin i panjohur. Sportelisti i Gjendjes Civile, klikon “Korrigjo Familjen”, për të ndryshuar lidhjen e fëmijës me kryefamiljarin (fëmija/mbesa/nipi);
  1. Nëpunësi printon Certifikatën e Aktit të lindjes, me emrin e fëmijës, e cila nënshkruhet nga prindërit dhe nëpunësi, si dhe vendoset vula përkatëse, si dhe Certifikatën e Lindjes së fëmijës, në dy kopje, një për prindërit dhe një për dosjen e nëpunësit.
  1. Pas regjistrimit, nëpunësi kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi). Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) i jepet nënës, menjëherë pas marrjes së Certifikatës së Asistencës në Lindje, në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës dhe të pagueshëm:
  1. 35 (tridhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
  2. 75 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
  3. 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
  4. Diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 6, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Në rastin e fëmijëve të lindur jashtë njësisë administrative që mbulon institucioni i shërbimeve spitalore, prindërit, pas marrjes së certifikatës së asistencës së lindjes në sportel, duhet të paraqiten gjithashtu në Zyrën e Gjendjes Civile të cilës i përkasin, me qëllim pajisjen me Certifikatë lindje, për të përfituar shpërblimin e lindjes nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si dhe diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) nga ndihma e menjëhershme financiare (bonusi).

Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Përllogaritja e numrit të fëmijëve për efekt të dhënies së bonusit të lindjes

Fëmija regjistrohet në adresën e babait, pasi në këtë rast të dy prindërit kanë të njëjtën adresë. Llogaritja bëhet në bazë të Certifikatës Familjare. Rastet kur prindërit janë në Certifikatën Familjare të gjyshërve të fëmijëve kërkojnë më shumë kujdes, pasi mund të ketë të regjistruar në këtë familje dhe fëmijë të vëllezërve ose motrave të prindërve të gjithë me lidhje me kryefamiljarin (i nipi ose e mbesa). Pra, duhet bërë kontrolli për atësinë dhe amësinë e secilit fëmijë nga nëpunësi i gjendjes civile manualisht, pasi sistemi nuk ofron mjet tjetër.

Fëmija regjistrohet në adresën e nënës. Rastet kur nëna është e regjistruar në certifikatën familjare të gjyshërve të fëmijëve kërkojnë më shumë kujdes, pasi mund të ketë të regjistruar në këtë familje dhe fëmijë të vëllezërve ose motrave të nënës të gjithë me lidhje me kryefamiljarin (i nipi ose e mbesa). Pra, duhet bërë kontrolli për atësinë dhe amësinë e secilit fëmijë nga nëpunësi i gjendjes civile manualisht, pasi sistemi nuk ofron mjet tjetër.

Në rastet kur fëmija i parë nuk është regjistruar, para se të bëhet regjistrimi i të porsalindurit prindërit duhet të paraqiten pranë zyrës së gjendjes civile përkatëse për të kryer regjistrimin e fëmijës së parë.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni numrin jeshil 11800 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

46576879