PAKETË INFORMUESE PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

Aftësi të kufizuara – Autizmi
Aftesi të kufizuara intelektuale
Aftësi të kufizuara – Të verbërit

Aftësi të kufizuara intelektuale

Kjo paketë ofron informacion të detajuar për personat të cilët kanë në familje dhe/ose kujdestari një person me aftësi të kufizuar intelektuale, mbi procedurat që duhet të ndiqen për marrjen e statusit të paaftësisë nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përftimin e ndihmës ekonomike, si dhe kriteret për përfitimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror komunitar dhe rezidencial. Gjithashtu, janë identifikuar institucionet përgjegjëse qendrore dhe vendore, të cilat ofrojnë shërbime për këtë kategori.

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale, pas marrjes së statusit të paaftësisë nga KMCAP,  gëzojnë të drejta thelbësore për përfshirjen, aksesueshmërinë, si dhe garantimin e jetesës së pavarur dhe në komunitet. Për këtë arsye, institucionet qendrore dhe vendore ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror, të organizuara si më poshtë:

    • shërbime parashoqërore: informimi dhe këshillimi, ndërhyrja e hershme, këshillimi on-line;
    • shërbime në komunitet: shërbimi në familje, alternativ, multifunksional, ditor dhe gjysmëditor, i emergjencës 72-orëshe, i strehimit të mbrojtur për të pastrehët; dhe
    • shërbime rezidenciale afatgjata dhe shërbime të specializuara.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni në : Shërbime të kujdesit shoqëror PAK intelektuale

Për t’u pajisur me vërtetimin e KMCAP për personat me aftësi të kufizuar intelektuale ndiqet procedura si më poshtë:

 

Procesi i përfitimit të shërbimeve komunitare dhe rezidenciale fillon me kërkesën e paraqitur nga:

  1. a) individi apo familja në nevojë për shërbimin specifik;
  2. b) punonjësi i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit;
  3. c) organizata joqeveritare dhe ofrues të shërbimeve publike e jopublike;

ç) punonjësi i policisë së shtetit;

  1. d) punonjësi apo institucionet që janë në kontakt me individin apo familjen në nevojë për shërbim;
  2. dh) çdo person tjetër i interesuar.

Institucionet përgjegjëse, tek të cilët familjarët e personave me aftësi të kufizuar intelektuale duhet të drejtohen për të marrë vlerësimin e KMCAP, pagesën e e aftësisë së kufizuar, si dhe për të përfituar për shërbime të kujdesit shoqëror komunitar dhe rezidencial, janë si më poshtë:

  1. Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social (nën autoritetin e MSHMS;
  2. Drejtoria/sektori i Shërbimit Social (nën autoritetin e Bashkisë);
  3. Shërbimet Shëndetësore:

– Drejtoria e Shëndetit Publik & Spitalet Rajonale. (Nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale);

– Drejtoritë Rajonale të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. (Nën autoritetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor);

  1. Institucionet arsimore (Drejtoritë Arsimore Rajonale, Shkollat e specializuara dhe Kopshtet) (Nën autoritetin e MASR);
  2. Drejtoritë Rajonale të Punës dhe Inspektorati i Shërbimeve Sociale. (Nën autoritetin e MSHMS);
  3. Instituti i Sigurimeve Shoqërore – KMCAP, Komisioni Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë. (Nën autoritetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Personat të cilët përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike, përjashtohen nga pagesa e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe nga tarifa e pastrimit, referuar VKB-së Nr. 59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”.

Gjithashtu, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së ujëmatësve, referuar Vendimit Nr. 18, datë 12.01.2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë në nevojë”.

Përfitime shtesë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, janë si më poshtë:

    • Kompensim financiar për disa fatura mujore të shërbimeve utilitare;
    • Ndihmë financiare shtesë për personat me aftësi të kufizuara që ndjekin studimet;
    • Akses me përparësi në programet e strehimit dhe nxitjes së punësimit;
    • Rimbursimi i barnave dhe sigurimi shëndetësor falas;
    • Përjashtimin nga taksat direkte.

Përfitimet e marra nga personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk përfshihen në llogaritjen e të ardhurave të familjes, kur bëhet vlerësimi i të drejtës për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike. Megjithatë, personat që marrin një pagesë për aftësinë e kufizuar nuk përfshihen në numrin e anëtarëve të familjes për llogaritjen e përfitimeve nga ndihma ekonomike.

Autizmi

Kjo paketë do të shërbejë për të informuar familjarët e personave me aftësi ndryshe (Mendore, fëmijët e spektrit të autizmit) në lidhje me shërbimet publike si edhe hapat që duhet të ndiqen për përfitimin e këtyre shërbimeve.

Kryhet vizita fillestare tek pediatri në qendrën shëndetësore përkatëse, nga i cili merret rekomandimi për konsultë pranë qendrës së zhvillimit mendor.

Me rekomandimin e pediatrit kryhet konsulta. Në përfundim të kësaj konsulte lëshohen 3 rekomandime

  1. Psikolog
  2. Logoped
  3. Zhvillimi psikomotor

Me 3 rekomandimet e marra nga qendra e zhvillimit mendor kryhen vizitat tek mjekët specialist përkatës pranë qendrës spitalore, nga ku do merren vlerësimet e secilit mjek.

Dorëzohen raportet e marra nga mjekët specialist, dhe përcaktohet data e ngritjes së   komisionit i cili kryen vlerësimin dhe jep diagnozën paraprake.Pasi përcaktohet diagnoza, merret rekomandimi për KEMP si dhe rekomandimi për mjekun psikiatër pranë spitalit 5, i cili kryen vlerësimin përfundimtar.

Mjeku psikiatër kryen vlerësimin dhe jep diagnozën përfundimtare.

Prindi paraqitet tek noteri dhe noterizon:

  1. Deklaratë me shkrim nga prindi i cili aprovon këto proçedura
  2. Rekomandimi për KEMP
  3. Rekomandimi i psikiatrit
  4. Çertifikatë personale e personit me aftësi ndryshe

Prindi dorëzon të gjithë dokumentat e noterizuara pranë kësaj zyre. Zyra e shërbimit social përcakton shkallën e invaliditetit dhe sipas rastit nxjerr 2 lloje vërtetimesh për KEMP:

  1. KEMP pa person shoqërues
  2. KEMP me person shoqërues

Në rastin e KEMP-it me shoqërues, personi shoqërues duhet të kryej 3 vizita:

  1. Mjeku psikiatër
  2. Mjeku okulist
  3. Mjeku otorinolaringolog

Këto 3 raporte duhet të dorëzohen pranë zyrës së shërbimit social.   

Të verbërit

Për përfitimin e statusit personat e kësaj kategorie ndjekin disa procedura: 

Bashkia

Personat e verbër për të përfituar “Statusin e të Verbërit” duhet të regjistrohen pranë seksioneve të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashkinë ku ai është i regjistruar si banor i saj. Dokumentet e nevojshme për të marrë këtë shërbim janë si më poshtë:

  • Certifikatë e lindjes
  • Fletë drejtimi për në KMPV.
  • Kërkesë me shkrim për përfitimin nga ” Statusi i të verbërve” e lëshuar nga ai ose nga persona që e kanë në ngarkim pretenduesin për përfitimin e këtij statusi.
  • Vërtetimin e vendimit të K.M.C.A.P. pranë drejtorive të sigurimeve shoqërore në qoftë se ka dalë si invalid pune për shkak të dëmtimit të shikimit

Poliklinika ku personi ka vendbanimin

Pretenduesi pajiset me “Fletë drejtimi për KMPV” nga komisionet mjeko-ligjore (K.M.L.), të cilat komisionohen dhe funksionojnë pranë spitaleve apo poliklinikave të rretheve përkatëse, ku pretenduesi për përfitimin e statusit ka vendbanimin e tij. “Fletë drejtimi për KPMV” duhet të jetë firmosur detyrimisht nga mjeku okulist.

Bashkia

Zyrat e përkujdesit shoqëror në bashki janë të detyruar që brenda 10 ditëve nga momenti i paraqitjes së dokumentacionit t’i dërgojë ato zyrtarisht në sektorin e vlerësimit të paaftësisë pranë Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale (A.P.SH.N.S).

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

Kryesia e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, në bazë të listës përkatëse, bën pajisjen me Librezë Verbërie të personave që me vendim të K.M.P.V. përfitojnë këtë status.

Lista e personave që përfitojnë ketë status i dërgohet zyrtarisht çdo muaj Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë nga Administrata e Përgjithshme e Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale (A.P.N.SH.S).

Për më tepër informacion ju lutem klikoni në këtë link 

 

Personat e kësaj kategorie përfitojnë një pagesë për shkak të aftësisë së tyre të kufizuar. Për përfitimin e kësaj pagese personat duhet të paraqesin dokumentet si më poshtë:

  • Fletë-drejtimi për KEMP
  • Fletë – dalje spitali;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje karte për personat mbi 16 vjec ose certifikatë me foto për ata nën moshën 16 vjec;
  • Kërkesë me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjikë
  • Foto për statusin e verbërisë;
  • Dy fotogarfi për përgatitjen e librezës së verbërisë

Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizë përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm. Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre.

Kujdestari që caktohet nga vetë personi me aftësi të kufizuar duhet të paraqesë këto dokumente:

  • Çertifikatë familjare
  • Fotokopje e kartës së identitetit (nqs kujdestari është jashtë familjes,karta e identitetit duhet të jetë e noterizuar).
  • Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai/ajo është i aftë për kujdesje.
  • Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.

Personat e kategorisë së të verbërve kanë të drejtë të përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike. Për të marrë këtë shërbim personat duhet të paraqesin pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin dokumentet si më poshtë:

  • Fotokopje të Kartës së Identitetit
  • Certifikatë Familjare
  • Fotokopje të Librezës së Para/Tetraplegjikëve (Verbërisë) lëshuar nga SHSSH (Shërbimi Social Shtetëror) ose fotokopje të Vendimit të KMCAP
  • Fotokopjen e Librezës së Energjisë Elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Afati për marrjen e këtij shërbimi është 1 muaj.

Personat e kategorisë së të verbërve përjashtohen nga sistemi i taksave kombëtare të Republikës së Shqipërisë të cilat janë si më poshtë:

  • Taksa për shërbimet konsullore.
  • Taksa për përdorimin e aparateve radiotelevizive.
  • Taksa për përdorimin e numrit telefonik kabllor.
  • Taksa për regjistrimin në arësimin e lartë.
  • Taksa për kalimin e kufirit të Republikës së Shqipërisë me avion.
  • Taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi.
  • Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.
  • Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve

Dokumentet që duhet të paraqesin pranë agjentit tatimor për përjashtimin nga këto taksa janë si më poshtë:

  • Librezën përkatëse (libreza me statusin e të verbërit)
  • Dokomumentin e identifikimit të personit që përfiton përjashtimin

Kur personat e verbër ushtrojnë veprimatri private nuk përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta.

Transporti për kategorinë e personave të verbër:

Udhëtimi në transportin e brendshëm shtetëror dhe privat për personat e verbër  bëhet me 0% të tarifave për transportin urban dhe 50% të tarifës për transportin interurban.

Këtë tarifë e përfiton edhe shoqëruesi i të verbërit të grupit të parë.

Dokumenti i vetëm për të marrë këtë shërbim është libreza e verbërisë.

Arsimimi i personave të verbër

Nxënësit e verbër që vazhdojnë shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, përfitojnë dyfishin e pagesës për shkak të verbërisë, kurse studentët e shkollave të larta dhe ata që janë përfshirë në studimet pasuniversitare, si dhe kanë mbrojtur gradën doktor i shkencave, përfitojnë trefishin e pagesës për shkak të verbërisë.

Këto pagesa do të bëhen vetëm kur vazhdimi i shkollave ose i kurseve vërtetohet nga titullarët e shkollave të mesme apo te larta dhe jo më shumë se një vit nga cikli normal i studimit.

Të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme, të lartë, studimet pasuniversitare, për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili të përmbajë emrin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, vitin shkollor, nëse është cikël normal me korrespondencë apo i përsëritur.
  • Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi për çdo 3 muaj, ndërsa për të verbrit që vazhdojnë shkollën me korrespondencë të paraqitet vërtetim që ka shlyer detyrimet para çdo sezoni.
  • Kopjen e noterizuar të dëftesës së shkollës së mesme të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.

Për përfitimin e uljes së tarifës në programet e ciklit të dytë të studimeve për reduktimin në masën 50% të tarifës bazuar në VKM e fundit të datës 26.12. 2018. Për aplikimin e këtij reduktimi personat e kësaj kategorie duhet të paraqesin dokumentet si më poshtë:

  • Fotokopje të noterizuar të KMPV-së
  • Vërtetim nga njësia e qeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/ paaftësisë që merr studenti
  • Vërtetim nga shoqata e të verbërve
  • Fotokopje e noterizuar e librezës së verbërisë
  • Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit
  • Vërtetim studenti

Për përfitimin e bursës së studimi brenda vendit personat e kategorisë së të Verbërve duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim nga nxënësi, studenti ose prindi
  • Certifikatë e përbërjes familjare të nxënësit apo studentit
  • Vërtetim nga njësia administrative ku është i regjistruar si banor
  • Vërtetim si nxënës/student i vitit të parë i shkollës së mesme/të lartë
  • Vërtetim që nuk është ngelës
  • Vërtetim nga konvikti për nxënësin/studentin që jeton në konvikt
  • Fotokopje e noterizuar e statusit të verbërit
  • Vërtetim për nxënësit në shkolla profesionale që janë nga komunitet rom apo egjiptian
  • Deklaratë ekonomike familjare (neto)

Dokumentacioni që vërteton të ardhurat e trungut familjar:

  • Vërtetimin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat (neto) për kryefamiljarin apo personat e tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune.
  • Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për anëtarët e familjes të vetëpunësuar
  • Në rast se nuk janë në marrëdhënie pune, vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike. Vërtetimi duhet të kenë numrin e kartelës së personit
  • Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar
  • Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
  • Vërtetim nga Dega e Sigurimeve Shoqërore në rast se prindërit janë në pension, duke përcaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vërtetimi të ketë dhe numrin e kartelës së personit
  • Vërtetim nga Zyra e Tatimeve, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes nëse kanë apo jo veprimtari private
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për zotërim prone, e cila përdoret me qëllime përfitimi financiar, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes
  • Vërtetim nga shkolla për fëmijët e tjerë të familjes, të cilët janë në shkollë
  • Vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarë të familjes që janë ushtarë, jashtë shtetit

Për përfitimin e kredive të lehtësuara nga shteti për personat e verbër

Bazuar në udhëzimin numër nr. 6257, datë 02.09.2008 personave të verbër u jepet mundësia e trajtimit me kredi të lehtësuara nga shteti.

Kjo kategori ka mundësi të aplikojë pranë bashkisë ku ka vendbanimin për pajisjen e tij me banesë. Personat e kësaj kategorie paraqesin kërkesën pranë bashkisë dhe më pas është bashkia ajo që së bashku me Entin Kombëtar të Banesave dhe ministritë e linjës shqyrtojnë kërkesën për këtë kategori.

Pranë bashkisë ku personi ka vendbanimin.

Personat e kësaj kategorie dorëzojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin përkatës për përfitimin e banesave sociale pranë bashkisë së vendit ku ata jetojnë.

Enti Kombëtar i Banesave

Bashkia ja dërgon dokumentacionin Entit kombëtar të Banesave (EKB), Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) dhe Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave dhe Shërbimi Social i Strehimit

Ministria e Financave dhe Shërbimi Social i Strehimit ngre një komision për përzgjedhjen e bankës që do të kreditojë familjet për strehim. Ministria e financave dhe Shërbimi Social i Strehimit përzgjedhin bankën dhe lidhin marrëveshjen me bankën, pasi nënshkruhet marrëveshja njoftohet bashkia për fillimin e projektit, emrin e bankës me të cilën është lidhur marrëveshja dhe procedurat që duhet të ndjekin bashkitë dhe enti kombëtar i banesave.

Bashkia

Bashkia njofton familjen që ka aplikuar për programin e kredisë së lehtësuar, më pas familja paraqitet pranë bashkisë për të rikonfirmuar interesin për kredinë dhe për të rifreskuar edhe një herë të dhënat mbi të ardhurat dhe përbërjen familjare. Këto familje paguajnë principalin e kredisë dhe interesin me 3%.

Për më tepër informacion ju lutem klikoni në këtë link

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni numrin jeshil 11800 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia