QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË KOMBINAT

Qendra e Integruar Kombinat është krijuar në datë 26 Korrik 2019.

Qendra e Integruar ADISA në zonën e Kombinatit, Tiranë do të ofrojë mbi 368 shërbime publike, në 18 sportele fizikë, për 7 institucionet më të kërkuara si Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Posta Shqiptare.

Gjithashtu do të ofrohen të gjitha shërbimet e ALEAT për pajisjen e qytetarëve me kartë identiteti dhe pasaportë Biometrike, shërbimet e platformës qeveritare: e-albania ku së fundmi përfituesit e shërbimeve do të kenë mundësi për të marrë shërbime të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqiperiaQeDuam.al.
Për më tepër, Qendra e ADISA në Kombinat, do të ofrojë edhe shërbimet vendore të Bashkisë, nëpërmjet dy sporteleve të dedikuara dhe parashikohet të shërbejë mesatarisht për 200 qytetarë në ditë.

Qendra e Integruar ADISA në Njësinë Administrative nr. 6, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Vendndodhja: Njësia Administrative nr.6, Kati I. Sheshi Garibaldi, Kombinat. 

Orari i pritjes: E hënë –  E premte   08:00 – 15:00

Coming Soon
Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Kombinat?
Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Kombinat?
Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Kombinat?

LISTA E INSTITUCIONEVE

Përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike

GALERIA