Qendra e Integruar me një ndalesë Gjirokastër 2017-08-15T13:03:50+00:00

QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË GJIROKASTËR     

Qendra e Integruar me Një Ndalesë ADISA Gjirokastër u çel më datë 06.06.2017, duke ofruar 338 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi.
Mbi 28.000 qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile.

Konkretisht, pranë kësaj Qendre qytetarët e bizneset përfitojnë:
1. 51 shërbime të ZVRPP Gjirokastër;
2. 67 shërbime të ISSH Gjirokastër;
3. 1 shërbim të FSDKSH Gjirokastër;
4. 169 shërbime të QKB Gjirokastër;
5. 22 shërbime të DPGJC Gjirokastër;
6. 28 shërbime të DRT Gjirokastër.

Nga momenti i çeljes së Qendrës së Integruar Gjirokastër e deri në fund të muajit qershor 2017, janë procesuar 2574 aplikime nga ku shërbimet e DPGJC rezultojnë si më të kërkuarat nga qytetarët e bizneset deri më tani.

Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Gjirokaster?

Share This