QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË SHKODËR

Qendra e Integruar Shkodër është krijuar në datë 24 Prill 2019.

Qendra e Integruar me Një Ndalesë ADISA në qytetin e Shkodrës, ofron 390 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile.

Gjithashtu ofrohen të gjitha shërbimet e platformës qeveritare: e-albania, ku së fundmi përfituesit e shërbimeve do të kenë mundësi për të marrë shërbime të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqiperiaQeDuam.al. Për më tepër, Qendra e ADISA në Shkodër, do të ofrojë edhe shërbimet vendore të Bashkisë, nëpërmjet dy sporteleve të dedikuara.

Qendra e Integruar ADISA në Shkodër, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Vendndodhja: Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham, Shkodër 

LISTA E INSTITUCIONEVE

Përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike

GALERIA