Qendrat e Integruara me një Ndalesë ADISA

Qendrat e Integruara me një Ndalesë janë pjesë e reformës së madhe të qeverisë për të modernizuar shërbimet publike. Ky model i ri shërbimesh synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.
Standardi i ri në ofrimin e shërbimeve  është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të proçedurave administrative, dixhitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve të teknologjisë së informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët.

Nëse një qytetari i duhen disa dokumente të ndryshme si: çertifikata personale, kartë shëndeti apo dokumenta pronësie, ai mund t’i marrë ato në një ndalesë të vetme, pa u munduar e lodhur nëpër institucione të ndryshme publike, duke kursyer kështu kohë dhe kosto. Qendrat e shërbimeve me një ndalesë janë tashmë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve në Kavajë dhe Krujë dhe  pritet të pasohen nga qendrat e integruara në Fier dhe Gjirokastër, ndërkohë që deri në 2020 ADISA do të shtrihet në gjithë territorin e vendit.

Qendrat e Integruara me një Ndalesë ADISA