Reforma e Deregulimit – Dokumentet e eliminuara për qytetarët dhe bizneset

Në zbatim të Reformës së Deregulimit, e cila ka si qëllim përmirësimin e shërbimeve publike, nëpërmjet uljes së numrit të dokumenteve, si dhe kalimin online të tyre, ADISA ka filluar procesin e punës për përgatitjen e një pasqyre mbi informacionet e dërguara nga disa Ministri, përkatësisht: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, si dhe institucionet e varësisë. Grupi i punës i ngritur nga ADISA ka përgatitur një pasqyrë me shërbimet përkatëse, dokumentet që eliminohen ose integrohen, kodin e shërbimit, nivelin e shërbimit, si dhe krahasimin me rekomandimet që disponon ADISA nga konsulenti i ri-inxhinierimit për procesin e ri-inxhinierimit të shërbimeve publike .

Qytetarë
Sipërmarrës