Në bashkëpunim me projektin IPSD të Financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilluam sot një takim me Përfaqësues të Shoqërisë Civile me në fokus të Drejtat e Njeriut. Synimi I këtij takimi ishte informimi I qytetarëve dhe përfaqësuesve mbi Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike- ADISA dhe njohja më nga afër me projektin IPSD. Të Drejtat e Njeriut është një nga fushat më të rëndësishme dhe më prioritare për ADISA pasi kënaqësia e qytetarit vjen e para. Në përfundim të takimit zhvilluam një diskutim të hapur me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të prekur nga afër problematikat që ata hasin duke mirëpritur opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike. #vëmendjajonëti #shërbimepublike  #gjithëpërfshirje #alleyesoncitizens