ADISA (Agency for the Delivery of Integrated Services Albania) është Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara në varësi të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

ADISA është krijuar si përgjigje e nevojës së qytetarëve shqiptarë për shërbime publike efikase, cilësore dhe transparente.

Misioni

ADISA ka si mision të veprimtarisë ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.

Vizioni

Aplikimi i modelit të ri të ofrimit të integruar të shërbimeve publike me qytetarin në qendër.

        Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime në sportele të integruara për qytetarët
  • Merr pjesë në hartimin e procedurave dhe standardeve për sportelet pritëse të qytetarëve (front office) dhe zyrave mbështetëse (back office)
  • Monitoron cilësinë dhe transparencën e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit në sportelet pritëse (front office)
  • Zhvillon trajnime të vazhdueshme për stafin e sporteleve pritëse të qytetarëve (front office)
  • Ngre dhe menaxhon qendrat e ofrimit të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop)
  • Garanton aksesin për të gjithë qytetarët dhe saktësinë e informacionit për procedurat administrative, nëpërmjet kanaleve të ndryshme moderne të komunikimit
  • Kryen rregullisht optimizimin e proceseve administrative në të gjitha institucionet publike
  • Harton dhe përditëson formularët standardë për marrjen e shërbimeve publike si dhe mirëmban bankën e tyre, për t’u aksesuar nga çdo punonjës i administratës publike