Stafi Ynë

Ekipi ynë është i trajnuar jo vetëm për gjithë proceset e punës në secilën prej qendrave të integruara, por dhe për t’i shërbyer me respekt dhe dinjitet qytetarit.

Qëllimi i ekipit tonë, është të vendosim një standard të ri në shërbimet ndaj qytetarëve, në komunikimin dhe në zgjidhjen e problemeve të tyre. Dikur stafi dhe qasja e tij ndaj qytetarit ka qenë objekt i ankesave pa fund, i zvarritjeve të proceseve dhe i aferave korruptive.

Sot falë stafit të trajnuar më shumë kujdes të ADISA në zyrat e saj në Tiranë, Kavajë, Krujë, ky shërbim është tranfsormuar tërësisht. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por përshtypjet e vazhdueshme pozitive që marrim nga anketimet që bëjmë. Kemi ende shumë për të bërë, për ta shtrirë këtë lloj shërbimi model në të gjithë vendin.