SISTEMI I MENAXHIMIT TË ANKESAVE 2017-11-21T14:59:34+00:00

SISTEMI I MENAXHIMIT TË ANKESAVE

Menaxhimi i ankesave nga ADISA në Sportelin Pritës pranë ZVRPP Tiranë, në Qendrat e Integruara me Një Ndalesë në Kavajë dhe Krujë, konsiston në regjistrimin e ankesave të qytetarëve në Sportelin Pritës ADISA (Front Office) dhe në përcjelljen e ankesave te Zyra Përgjegjëse e Shërbimit (Back Office).

Në dispozicion të qytetarëve janë dy formularë. Një formular është për ankesat që kanë qytetarët për Zyrat Përgjegjëse të Shërbimit (Back Office) dhe një formular është për Zyrën pritëse të shërbimit (Front Office).

ADISA ka krijuar një sistem mbi menaxhimin e ankesave, i cili bën të mundur regjistrimin dhe menaxhimin e ankesave që vijnë nga qytetarët për zyrën përgjegjëse të shërbimit (back office).
ADISA, nëpërmjet ketij sistemi, kryen gjurmimine statusit të ankesës, realizon analiza të performancës sa i takon trajtimit të tyre nga Back Office, që pasqyrohen në raportet respektive.