Thirrja e katërt: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

THIRRJA 4 – PRAKTIKAT E PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim

  1. CV e aplikantit;
  2. Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
  3. Lista e notave;
  4. Një leter motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun:   http://praktika.arsimi.gov.al/

Detaje mbi Programin

Afati për aplikim:

8 Shkurt – 28 Shkurt 2019.

Kohëzgjatja:

3 Muaj

Kritere:

  • Mosha 21 deri 26 vjeç

  • Zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.

Galeria

2019-02-27T08:17:17+00:00