Modeli ynë i shërbimeve ka qytetarin në qendër. Për këtë arsye, kemi krijuar një sistem për matjen e performancës sonë dhe opinionin e qytetarëve.Po organizojmë intervista me qytetarë të cilët kanë kërkuar shërbimet në zyrat pritëse të ZRPP Tiranë (focus groups) për të njohur opinionet e tyre, sugjerimet dhe problematikat e hasura në këtë zyrë pritëse, pas marrjes së saj në administrim nga ADISA. Në intervisten e parë të zhvilluar pranë zyrave të ADISA, stafi ynë pati mundësi të njihej nga afër me qytetarët dhe të dëgjonte me vëmendje mendimet e tyre.Intervista të tilla do të zhvillohen në mënyrë periodike me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit të zyrave pritëse si edhe koordinimin efikas me ZRPP.