Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ADISA, ka inauguruar sot “Zyrën Lëvizëse ADISA”, duke u gjendur gjithnjë e më pranë qytetarëve të cilët jetojnë në zona të thella apo larg zyrave shtetërore.

“Zyra Lëvizëse ADISA” vjen si një risi, e para në llojin e vetë, duke ofruar mbi 200 shërbime të qeverisë qendrore të lidhura me pasuritë e paluajtshme, sigurimet shoqërore, punësimin dhe bujqësinë e ofruar nga: Agjencia Kombëtare e Kadastrës ASHK, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ISSH, Shërbimi Kombëtar i Punësimit SHKP dhe Entiteti për Farërat dhe Fidanët ESHFF.

Për më tepër, përmes Zyrës Lëvizëse ADISA, qytetarët do të mund  të sigurojnë informacion për mbi 960 shërbime publike bazuar në Kartelat Informative të standardizuara. Gjithashtu, do të ofrohet asistencë për aplikimet në lidhje me Kartën e Shëndetit dhe shërbimeve online që mund të ofrohen në kohë reale nga portali unik qeveritar e-albania.

ADISA vijon me ritme intensive shtrirjen në territor, duke qenë më pranë qytetarëve dhe duke ofruar shërbime publike më kushte bashkëkohore me standarde europiane. Aktualisht ADISA është i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që ka realizuar këtë mënyrë ofrimi për shërbimet publike edhe në zonat e thella. Tashmë nuk vjen më qytetari tek ADISA por shkon ADISA te qytetari.

Me mbështetjen e vazhdueshme të Projektit Mbështetës ISDA, u bë i mundur realizimi i Zyrës Lëvizëse ADISA duke lehtësuar edhe më tepër jetën e qytetarëve.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

10.10.2019

Vendodhja:

Njësia Administrative BALDUSHK

Njësia Administrative ZALLHERR

Njësia Administrative SHËNGJERGJ

       

Shërbimet që ofrohen:

ASHK, ISSH, SHKP, ESHFF, E-ALBANIA

Galeria