Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara- ADISA, në kuadër të prezantimit të modelit të ri të ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, ka marrë pjesë në edicionin e 4-t të Forumit mbi Qeverisjen me temë “Progresi në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ)”. Ky forum u organizua nga #MoldovaInnovationLab (MiLab), Zyra e Kryeministrit në Moldavi dhe Agjencitë e OKB në nivel rajonal dhe kombëtar, me pjesëmarrës nga mbi 20 vende të Evropës lindore, rajonit CIS e më gjerë.

Forumi synonte shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e reformave të shërbimeve publike, të qasjeve të inovacionit social në rritje, praktikave dhe zgjidhjeve inovatore si dhe ndikimin e tyre në ofrimin e shërbimeve publike, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së institucioneve të përgjegjshme, që përfshijnë qytetarin në ofrimin e shërbimeve publike për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. MiLab