[fusion_builder_container admin_label=”” hundred_percent=”no” equal_height_columns=”no” menu_anchor=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” background_color=”” background_image=”” background_position=”center center” background_repeat=”no-repeat” fade=”no” background_parallax=”none” enable_mobile=”no” parallax_speed=”0.3″ video_mp4=”” video_webm=”” video_ogv=”” video_url=”” video_aspect_ratio=”16:9″ video_loop=”yes” video_mute=”yes” video_preview_image=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” margin_top=”” margin_bottom=”” padding_top=”” padding_right=”” padding_bottom=”180″ padding_left=””][fusion_builder_row][fusion_builder_column type=”1_1″ layout=”1_1″ spacing=”” center_content=”no” hover_type=”none” link=”” min_height=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” background_color=”” background_image=”” background_position=”left top” background_repeat=”no-repeat” border_size=”0″ border_color=”” border_style=”solid” border_position=”all” padding_top=”” padding_right=”” padding_bottom=”” padding_left=”” dimension_margin=”” animation_type=”” animation_direction=”left” animation_speed=”0.3″ animation_offset=”” last=”no”][fusion_text]

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “IPSD – Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin në Shqipëri”, me përfitues “Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara në Shqipëri” – ADISA, organizoi të mërkurën, në ambientet e Hotel Tirana International, tryezën me temë “Shërbime pa Barriera” me Organizatat e Shoqërisë Civile që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara me aftësi ndryshe. Në kuadrin e gjithpërfshirjes, ky aktivitet synon të mbështesë shërbimet e ofruara nga ADISA dhe të garantojë një shërbim më cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë grupet me nevoja të veçanta.

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi nënvizoi planin ambicioz të zgjerimit të rrjetit ADISA deri në vitin 2020-të me 15 qendra unike, si dhe bashkëpunimin me Postën Shqiptare për ta shtrirë shërbimin e integruar dhe standardizuar në çdo cep të vendit. “Standardi nuk përfshin vetëm mënyrën e ofrimit të shërbimeve administrative, por njëkohësisht edhe atë të “Shërbimeve pa barriera”, të cilat qeveria shqiptare i ka të përcaktuara tashmë në disa strategji në lidhje me plotësimin e nevojave të personave me aftësi ndryshe”, shtoi Znj. Mesi.  Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministrja Mesi u shpreh gjithashtu se takimi i sotëm shërben për të komunikuar e për të kuptuar më shumë nevojat e personave me aftësi ndryshe sa i takon shërbimeve publike dhe përgjigjes në mënyrë efiçente ndaj tyre.

Drejtoresha e Përgjithshme e ADISA, Znj. Anisa Gjika, duke falënderuar të pranishmit për kontributin e tyre në adresimin e nevojave, ofrimin e ekspertizës dhe mbështetjen në përmirësimin e ekosistemit të personave me aftësi ndryshe, u ndal tek angazhimi i ADISA për të ofruar të gjithë kapacitetet e saj në drejtim të rrëzimit të barrierave dhe krijimit të një standardi të ri në shërbimet publike. Gjatë prezantimit të projektit novator “Shërbime pa Barriera”, Znj. Gjika u shpreh se: “ADISA e ka strukturuar punën e saj mbi 3 shtylla kryesore: 1. Ngritja e qendrave të Integruara ku qytetarët mund të aksesojnë një sërë shërbimesh në një vend të vetëm; 2. Vendosja e standardeve për qendrat e Shërbimeve Publike – ADISA, si edhe për institucionet e tjera që ofrojnë shërbime në sportel; 3. Ngritjen e një sistemi monitorimi sa i përket mënyrës dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike nga institucionet publike”. Znj. Gjika u ndal tek infrastruktura e duhur, sa i përket ekzistencës së rampave dhe ambienteve të përshtatshme në qendrat e ADISA për personat me aftësi të kufizuara dhe ftoi të gjithë të pranishmit për të shprehur sugjerimet dhe opinionet e tyre dhe mundësinë e bashkëpunimit për vendosjen e indikatorëve të duhur në kuadrin monitorues për shërbimet publike.

Gjatë fjalës së tij, Z. Stephen Stork, Shef i Seksionit të Operacioneve për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, dhe Reformën në Administratën Publike, pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, u shpreh se BE nuk do të rresht së ndihmuari grupet e margjinalizuara duke asistuar Qeverinë Shqiptare dhe Shoqërinë Civile me projekte të posaçme që ofrojnë rezultate konkrete në funksion të përmirësimit të kushteve për këto individë. “Roli juaj në këtë proces është vendimtar, duke u dhënë zë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht se kush i përfaqëson ata në institucionet publike, me qëllimin që këto diskutime të pasqyrohen në vendime dhe politika qeverisëse që përcaktojnë jetën e përditshme. Kjo është mënyra se si ne e shohim punën dhe funksionimin e demokracisë aktive”, – u shpreh Z. Stork. Ai shtoi se është shumë thelbësore që shërbimet publike të rrisin përkushtimin ndaj qytetarëve me kryerjen e veprimeve konkrete, në drejtim të politikës së hapur, duke dëgjuar dhe duke qenë të hapur ndaj asaj që shoqëria civile ka për të thënë në nivel kombëtar dhe atë lokal.

Drejtuesja projektit IPSD, Znj. Daina Beliçka theksoi objektivat që projekti ka në përmirësimin e procedurave operacionale administrative dhe kanaleve të ofrimit të shërbimit publik, hartimin e një modeli biznesi me qëllim efektivitetin e shërbimeve publike. Në këtë kuadër, lehtësimi i proceduarave të marrjes së informacionit, sikurse invetarizimi i të gjithë shërbimeve të ofruara nga shteti, synon të ndihmojë ndjeshëm grupet e margjinalizuara dhe personat me nevoja të veçanta.

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, duke falënderuar BE dhe projektin IPSD për mbështetjen, përgëzuan ADISA për një sipërmarrje të tillë konkrete, ndër të parat në llojin e vet, që vendos një standard të ri në drejtim të përmirësimit të kushteve për këto grupe të margjinalizuara. Përfaqësues të këtyre grupeve adresuan nevoja të ndryshme, duke kërkuar zgjerimin e shërbimeve, infrastrukturën e duhur, rritjen e kapaciteteve ofruese për personat me përgjegjësi të kufizuara intelektuale, të verbërve dhe personave që nuk dëgjojnë përmes ofrimit të shërbimeve të dedikuara.

Ky takim i parë i këtij niveli, do të pasojë me disa takime të tjera, të cilat kanë për qëllim krijimin e një platforme bashkëpunimi mes ADISA dhe Shoqërisë Civile. Temat e diskutimit të përcaktuara për takimet e radhës janë: 1) Kurrikulat e trajnimit, 2) Inventarizimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe 3) përcaktimi i një personi të dedikuar për asistencën ndaj këtyre individëve në çdo qendër të integruar të ADISA.

[/fusion_text][fusion_images picture_size=”auto” hover_type=”zoomin” autoplay=”yes” columns=”2″ column_spacing=”10″ scroll_items=”” show_nav=”yes” mouse_scroll=”no” border=”no” lightbox=”yes” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=””][fusion_image image=”http://www.adisa.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/WI6B4568.jpg” image_id=”5415″ link=”” linktarget=”_self” alt=”” /][fusion_image image=”http://www.adisa.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/WI6B4681.jpg” image_id=”5414″ link=”” linktarget=”_self” alt=”” /][fusion_image image=”http://www.adisa.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/WI6B4527-1.jpg” image_id=”5416″ link=”” linktarget=”_self” alt=”” /][fusion_image image=”http://www.adisa.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/WI6B4523-1.jpg” image_id=”5417″ link=”” linktarget=”_self” alt=”” /][/fusion_images][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]