Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ADISA, inauguroi sot Qendrën e pestë të Integruar në qytetin e Shkodrës. Në prani të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, ADISA në Shkodër, duke nisur nga dita e sotme do t’u shërbejë qytetarëve në kushte dhe standarde bashkëkohore dhe do të ofrojë shërbime për 8 institucione të ndryshme, në një vend të vetëm.

Çelja dhe funksionimi i Qendrës së Integruar ADISA në qytetin e Shkodrës, do të ofrojë mbi 390 shërbime publike, në 23 sportele fizikë, për 8 institucionet më të kërkuara si:

  1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës
  2. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore (DRSSH)
  3. Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (DRFSDKSH)
  4. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC)
  5. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
  6. Drejtoria Rajonale e Tatimeve (DRT)
  7. Posta Shqiptare
  8. ALEAT

Gjithashtu do të ofrohen të gjitha shërbimet e platformës qeveritare: e-albania ku së fundmi përfituesit e shërbimeve do të kenë mundësi për të marrë shërbime të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqiperiaQeDuam.al. Për më tepër, Qendra e ADISA në Shkodër, do të ofrojë edhe shërbimet vendore të Bashkisë, nëpërmjet dy sporteleve të dedikuara.

Qendra e Integruar ADISA në Shkodër, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Investimi i realizuar për Qendrën e ADISA në qytetin e Shkodrës arrin në shifrën prej 45 milion lekëve. Gjithashtu, në dispozicion për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë është vendosur Call Center 11-800, nëpërmjet të cilit mund të informohen për me shume se 900 shërbime nga 40 institucione të administratës publike.

Detaje mbi Aktivitetin

Data e Eventit:

26.04.2019

Vendodhja:

Shkodër

Shërbimet që ofrohen:

ZRPP, ISSH, FSDKSH, DPGJC, QKB, DRT, Posta Shqiptare, ALEAT

Galeria