Pas një pune dy javore për përmirësimin e aksesit, marrjes së informacionit dhe të shërbimit nga personat me aftësi të kufizuar pranë qendrave të integruara ADISA, përfundoi me sukses ideimi dhe hartimi i projektit “Shërbime pa Barriera” të bazuar në metodologjinë ndërkombëtare “BOOTCAMP BOOTLEG” të universitetit të Stanford. Ky projekt u drejtua nga konsulentia kanadeze Meredith Brown me një background të gjerë në shërbimet publike, në të cilin pati një bashkëpunim të frytshëm me stafin e ADISA Lab dhe përfaqësues nga “Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”.