Në kuadër të Javës së Inovacionit 13-21 Maj, ADISA organizon një konkurs për ideimin dhe zhvillimin e aplikacionit më të mirë lidhur me shërbimet publike. Aplikacioni ka për qëllim të informojë qytetarët për 420 shërbime publike, si dhe të mundësojë rezervimin e biletës për marrje shërbimi pranë sportelit të dedikuar ADISA/ ZVRPP Tiranë.

Ky aplikacion duhet të përmbajë tre module kryesore:

1.Rezervimi i biletës online

Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të rezervojë rradhën online për marrjen e shërbimeve të ZVRPP në sportelet ADISA Tiranë.

Funksionalitetet kryesore janë:

  • Krijimi, ndryshimi apo fshirja e një llogarie për të mundësuar rezervimin ;
  • Rezervimi online i biletës për shërbimet e ZVRPP të ofruara në sportelin e dedikuar ADISA, Tiranë;
  • Konfirmimi i rezervimit;
  • Anullimi i rezervimit;
  • Konfirmimi i anullimit të rezervimit;
  • Njoftimi në kohë reale i përdoruesve të tjerë për lirimin e orarit;

 2.Informacion mbi shërbimet publike

Vënia në dispozicion e 420 Kartelave Informative të hartuara nga ADISA e të validuara nga 10 institucione përgjegjëse për ofrimin e shërbimit, me qëllim informimin për mënyrën e përfitimit të shërbimit publik të kërkuar, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Funksionaliteti bazë i këtij moduli konsiston në kërkimin e avancuar të informacionit, që përmbajnë kartelat informative​.

 3.Call center

Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të lidhet automatikisht me Call Center për të marrë informacion  mbi shërbimet publike.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ne : informacion@adisa.gov.al

Shkarkoni : Formular aplikimi

Dërgoni aplikimin tuaj në informacion@adisa.gov.al