Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ADISA- Tiranë, ka qenë pjesë e konferencës së gjashtë vjetore me temë: “Trajnim i mirë – menaxhim më i mirë”, organizuar nga Agjencia e Shërbimit Civil, Federata e Bosnje Hercegovinës me seli në Sarajevë.

Synimi kryesor i kësaj konference ishte zhvillimi dhe rritja e aktiviteteve trajnuese dhe informuese për punonjësit dhe institucionet pjesë e kësaj reforme, shkëmbimi i eksperiencave dhe i informacionit të përbashkët me vendet e rajonit si dhe prezantimi i praktikave më të mira të zhvilluara.

Në këtë takim ishin të pranishëm 68 përfaqësues nga vendet e rajonit dhe kryetarët e federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, përfaqësues të ministrisë së drejtësisë e administratës si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.