Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes ADISA dhe DPPI
Memorandum Bashkëpunimi Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ADISA-n përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Lorin Ymeri. Qëllimi i këtij dokumenti është përmirësimi i shërbimeve të ofruara në fushën e pronësisë industriale në sportelet e ADISA. Duke filluar nga muaji Janar 2021 nis trajnimi i stafit për ofrimin e shërbimeve publike dhe informimin në lidhje me objektet e pronësisë industriale në të gjitha qendrat ADISA. Për këtë qëllim DPPI do të vendosë në dispozicion të sporteleve të ADISA dhe broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e bizneseve. [...]