Takimi dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe Shqipërisë, “bilateral screening” për Reformën në Administratën Publike
Më datë 12.12.2022 u zhvillua në Bruksel takimi dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe Shqipërisë, takim “bilateral screening” për PAR- Reforma në Administratën Publike. Skuadra e konsoliduar e institucioneve shqiptare bëri një prezantimin dinjitoz dhe të suksesshëm. Pala shqiptare raportoi lidhur me hapat e ndjekura në reformat për ofrimin e shërbimeve, me fokus nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat duhet të marrin shërbime me cilësi dhe integritet nga administrat publike, duke patur si objektiv rritjen e cilësisë së menaxhimit, llogaridhënia dhe transparenca. Në këtë takim bilateral ADISA raportoi për principin 5 “ Service delivery”, së bashku me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje e cila kishte [...]