Qendra e Informimit per Shërbimet Publike ADISA

Qendra e Informimit për Shërbimet Publike ADISA ka filluar aktivitetin e saj në dt. 7 Tetor 2016 dhe shërben si pike reference informacioni për më shumë se 1000 shërbime publike nga 50 Institucione Nga Dhjetori 2019, për të rritur aksesin ndaj informacionit si dhe lehtësuar barrën e qytetarëve, ka ndodhur shndërrimi i këtij numri në numër të gjelbër, pa pagesë. Objektivi kryesor i ndryshimit të numrit të Qendrës së Informimit për Shërbimet Publike, është lehtësia e ofrimit të shërbimit pa asnjë kosto apo pagesë ekstra që mund të rëndojë xhepin e qytetarëve, si dhe rritja e numrit të telefonuesve të cilët përkthehen në qytetarë të informuar dhe të kënaqur.

Qytetarët mund të kërkojnë informacion për dokumentacion e nevojshëm, për tarifat, për afatet ligjore për përfitimin e shërbimit nga momenti i aplikimit etj. Ky kanal informimi operon nga ora 08:00-19:00 (nga e Hëna deri të Premte) dhe ofron informacion tek qytetarët pa shpenzuar kohë. Stafi është i trajnuar mbi etikën e duhur dhe dhënien e informacionit të saktë, të plotë, të kuptueshëm për pyetje, për të cilat qytetarët deri më sot drejtoheshin tek sporteli i institucionit shtetëror.