Për t’u gjendur më pranë qytetarëve, që prej vitit 2019 ADISA asiston dhe informon qytetarët për shërbimet publike nëpërmjet Qendrës së Informimit për Shërbimet Publike, në numrin pa pagesë 0800 0118. Vetëm gjatë vitit 2020, më shumë se 10,500 qytetarë të cilët kanë telefonuar në numrin 0800 0118, janë asistuar dhe informuar për më shumë se 1000 shërbimet publike.