Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz
Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz Ceremonia e përurimit të qendrës së re ADISA në Kamëz ku morën pjesë Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Znj. Milva Ekonomi, Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli, Drejtori Ekzekutiv ADISA Z. Lorin Ymeri, u zhvillua më 17.11.2021. Qendra e Integruar Kamëz, qendra ADISA e 23-të, ofron mbi 1000 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Mbi 104,000 qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile. Nëpërmjet 25 sporteleve në total, Qendra e Integruar [...]