Hapet zyra me një ndalesë ADISA në Bashkinë e Kukësit
Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Kukësit Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Kukësit është e shtata e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos, Librazhd, Divjakë dhe Malësi e Madhe, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në Qendrën me Një Ndalesë të Bashkisë. Tashmë, në 9 sportelet aktuale në One Stop Shop Kukës, ADISA do të ofrojë mbi 300 shërbime publike të institucioneve si Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), si dhe shërbime të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP). Për më tepër, qytetarët e Kukësit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve [...]