Aktivitete

/Aktivitete
15 03, 2019

Hapet zyra me një ndalesë ADISA në Bashkinë e Belshit

By |2019-05-30T08:52:15+00:00March 15th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Hapet zyra me një ndalesë ADISA në Bashkinë e Belshit

ADISA inaguron zyrën me një ndalesë në Bashkinë e Belshit Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, çeli sot zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Belsh. Të pranishëm në këtë inagurim ishin Zëvendëskryeministri, z. Erjon Braçe, Kryetari i Bashkisë së Belshit, z. Arif Tafani, Deputeti i zonës, z. Musa Ulqini dhe Drejtori Ekzekutiv i ADISA, z. Lorin Ymeri. Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë në qytetin e Belshit është kolokimi i dytë i këtij lloji pas atij në Bashkinë e Maliqit. Tashmë dy sportele të ADISA do të ofrojnë mbi 150 shërbime publike të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Institutit [...]

20 02, 2019

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Postën Shqiptare

By |2019-03-25T13:59:09+00:00February 20th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Postën Shqiptare

ADISA marrëveshje bashkëpunimi me Postën Shqiptare Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe Posta Shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në funksion të përmirësimit  të ofrimit të shërbimeve publike. Kjo marrëveshje mundëson vendosjen në dispozicion të Postës Shqiptare sportele/hapësira në ambientet e Qendrave të Integruara ADISA, me qëllim ofrimin e paketës së shërbimeve të postës nëpërmjet një infrastrukture me standarde evropiane dhe të përshtatshme për qytetarët përfshirë edhe kategorinë e personave me aftësi të kufizuara (PAK). Ofrimi i shërbimeve të Postës Shqiptare pranë ambienteve të Qendrave të Integruara të ADISA-s, do të krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe reduktim të kohës së qytetarëve [...]

13 02, 2019

Thirrja e katërt: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

By |2019-02-27T08:17:17+00:00February 13th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Thirrja e katërt: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

THIRRJA 4 - PRAKTIKAT E PUNËS Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019. Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme. Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre [...]

23 11, 2018

ADISA/Shkëmbim eksperiencash me Delegacionin e Komunës Prizren

By |2019-05-30T08:03:38+00:00November 23rd, 2018|Aktivitete|Comments Off on ADISA/Shkëmbim eksperiencash me Delegacionin e Komunës Prizren

ADISA/Shkëmbim eksperiencash me Delegacionin e Komunës Prizren Në kuadër të shkëmbimit të eksperienca dhe modeleve më të mira për ofrimin e shërbimeve publike dhe One Stop Shop-eve, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike priti dje Delegacionin e Komunës së Prizrenit. Gjatë vizitës së tyre, ADISA zhvilloi një prezantim të detajuar lidhur me vështirësitë fillestare me të cilat u përball dhe procesin hap pas hapi për standardizimin e shërbimeve, sistemin e ankesave, realizimin e ambienteve komode për qytetarët dhe ngritjen e qendrave të integruara në 5 qytete kryesore si dhe planet për shtrirjen në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe mbi [...]

16 11, 2018

ADISA inauguron sportelet e para në “Zyrën me një Ndalesë” në Bashkinë e Maliqit

By |2018-11-23T12:18:32+00:00November 16th, 2018|Aktivitete|Comments Off on ADISA inauguron sportelet e para në “Zyrën me një Ndalesë” në Bashkinë e Maliqit

ADISA inauguron sportelet e para në “Zyrën me një Ndalesë” në Bashkinë e Maliqit Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), ka inauguruar sot qendrën e parë në rang kombëtar të shërbimeve me një ndalesë si bashkim i shërbime të qeverisjes lokale dhe qendrore me dy sportele ADISA të alokuara brenda zyrës “one-stop-shop” të Bashkisë Maliq. Aktiviteti i inaugurimit të sporteleve të ADISA, u realizua në prani të Zëvendës Kryeministres znj. Senida Mesi, përfaqësuesit të Delegacionit Evropian në Shqipëri z. Stephen STORK, Kryetarit të Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, Drejtorit Ekzekutiv të ADISA z. Lorin Ymeri si dhe përfaqësues të institucioneve me të [...]

16 11, 2018

Vizitë e Komisioneres së BE për Ekonominë Digjitale dhe Shoqerinë në Zyrën Pritëse ADISA në Tiranë

By |2018-11-16T08:11:47+00:00November 16th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vizitë e Komisioneres së BE për Ekonominë Digjitale dhe Shoqerinë në Zyrën Pritëse ADISA në Tiranë

“Vizitë e Komisioneres së BE për Ekonominë Digjitale dhe Shoqerinë në Zyrën Pritëse ADISA në Tiranë” Komisionerja  e BE për Ekonominë Digjitale dhe Shoqerinë znj. Mariya Gabriel, vizitoi dje Zyrën Pritëse ADISA në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi, Drejori ekzekutiv I ADISA z. Lorin Ymeri dhe  Ambasadori I BE në Shqipëri z.Luigi Soreca. Fokus i përgjithshëm i takimit ishte “Agjenda Digjitale” e Shqipërisë dhe progresi i bërë deri tani, siguria kibernertike, marrëveshja e re për uljen e tarifave “roaming” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe digjitalizimi i shërbimeve publike. Gjatë kësaj vizite, Mesi u shpreh se Shqipëria po ecën përpara drejt shoqërisë [...]

31 05, 2018

Shpallen 3 fituesit e konkursit për “Esenë më të mirë” për Shërbimet Publike

By |2018-07-03T13:20:44+00:00May 31st, 2018|Aktivitete|Comments Off on Shpallen 3 fituesit e konkursit për “Esenë më të mirë” për Shërbimet Publike

“Administrata është në shërbim të qytetarit dhe jo qytetari në shërbim të Administratës” Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara- ADISA, në bashkëpunim me projektin IPSD- “Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin” zhvilluan në datë 31 maj 2018, ceremoninë e shpalljes së fituesve të konkursit për “Esenë më të mirë” për shërbimet publike, në ambientet e EU House. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e BE, znj. Romana Vlahutin, përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri, z. Stephen Stork, Drejtori Ekzekutiv i ADISA z. Lorin Ymeri si dhe Drejtuesja e Projektit IPSD, znj. Daina Belicka. Konkursi i shpallur nga ADISA për [...]

17 05, 2018

Respektimi i të Drejtave të Njeriut- Prioritet për ADISA

By |2018-06-04T09:32:01+00:00May 17th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Respektimi i të Drejtave të Njeriut- Prioritet për ADISA

Në bashkëpunim me projektin IPSD të Financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilluam sot një takim me Përfaqësues të Shoqërisë Civile me në fokus të Drejtat e Njeriut. Synimi I këtij takimi ishte informimi I qytetarëve dhe përfaqësuesve mbi Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike- ADISA dhe njohja më nga afër me projektin IPSD. Të Drejtat e Njeriut është një nga fushat më të rëndësishme dhe më prioritare për ADISA pasi kënaqësia e qytetarit vjen e para. Në përfundim të takimit zhvilluam një diskutim të hapur me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të prekur nga afër problematikat që ata hasin duke mirëpritur opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi përmirësimin e mënyrës [...]

9 05, 2018

Dita e Evropës 9 Maj 2018!

By |2019-02-27T08:24:40+00:00May 9th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Dita e Evropës 9 Maj 2018!

ADISA në “Fshatin e BE” në Sheshin Skënderbej në kuadër të Ditës së Evropës. Takuam qytetarë të cilët I informuam mbi Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, u informuam me shqetësimet që ata kishin, si dhe u njohëm me sugjerime e tyre për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike. #ADISA ndodhet gjithnjë pranë qytetarit duke përdorur metodat më bashkëkohore për #shërbimetpublike sepse për ne #vëmendjajonëti! #EUvillage #EuropeDay

20 04, 2018

Takim me Studentë të Fakultetit Ekonomik

By |2018-05-14T08:21:04+00:00April 20th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Takim me Studentë të Fakultetit Ekonomik

Në bashkëpunim me projektin IPSD zhvilluam sot një takim me studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Diskutuam mbi lehtësitë që ADISA I ka sjellë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike, si dhe mbi “Konkursin për Esenë më të mirë” në lidhje me shërbimet publike. Në përfundim të takimit zhvilluam një diskutim të hapur për t’u njohur më nga afër më opinionin dhe sugjerimet e tyre për mënyrën e ofrimit të shërbimeve. Shumë është bërë por mbetet ende shumë për t’u bërë për të lehtësuar sa më shumë jetën e qytetarëve sepse #vëmendjajonëti! #sherbimepublike #ShqipëriaQëDuam#gjithëpërfshirje